Kosova nis zbatimin e vendimit për targat: SHBA dhe BE të zhgënjyera!

Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ‘ilegale' serbe të automjeteve, me gjithë thirrjen e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që ky vendim të shtyhet edhe për 10 muaj. Në tre javët e para do të vlejë masa e "qortimit”, për të kaluar më vonë në fazën e dytë të dënimeve, ndërsa faza e tretë parashikon legalizimin e plotë të targave ilegale. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveҫla, shkroi se “pronarët e automjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, duhet të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”.
"Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale "PR”, "KM”, "PZ”, "GL”, "UR”, "PE”, "DA” apo "ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, shkruan ai në Facebook. Sveçla inkurajon qytetarët "që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë automjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan qeverisë së Kosovës që të ketë shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj, dhe jo implementim të vendimit në faza. Vetëm pak orë para se vendimi të fillojë së zbatuari, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se "SHBA-ja është e zhgënjyer që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për targat”.
"Me vendimin ndarje në faza dhe shkallëzimin e sanksioneve për zbatimin e vendimit pararendës për targat ilegale, Qeveria ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në raport me obligime për respektim të sundimit të ligjit dhe në të njëjtën kohë në raport me përkushtimin për paqe dhe siguri”, tha zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu. Sipas tij, me partnerët ndërkombëtarë janë diskutuar brengat që kanë qenë të përbashkëta, dhe "duke marrë ato në konsideratë kemi ardhur deri te zgjidhja që vendosë krah për krah sundimin e rendit dhe ligjit dhe paqen dhe sigurinë”.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kritikuan vendimin e qeverisë dhe paralajmëruan rezistencë ndaj gjobave që mund të shqiptohen pas datës 21 nëntor. Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit.
Kosova dhe Serbia më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, pritet të hyjnë në një fazë vendimtare të dialogut bazuar në një plan të propozuar nga Franca e Gjermania, plan ky që mbështetët nga Shtetet e Bashkuara. Hollësitë e planit ende nuk janë bërë publike. Autoritetet e Beogradit thonë se Plani franko-gjerman parasheh normalizim të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë, ndërsa autoritetet në Prishtinë thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të funksionojë vetëm nëse në qendër të marrëveshjes është njohja e ndërsjellë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Tregu monetar, me ndryshime të vogla - Investitorët presin vendimet e FED në mbrëmjen e sotme
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 1 javë. Investitorët po presin......

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Paundi britanik ndërsa Dollari dhe Euro nuk luhaten
Paundi britanik blihet sot me 136 lekë dhe shitet me 137.3 lekë duke regjistruar kështu një rritje mëngjesin e kësaj të mërkure në raport me ditën e djeshme......

Kryeqyteti apo bregdeti, ku po rriten me shpejt çmimet? - Në qendër dhe periferi të Tiranës 33% dhe 40%, “fluturojnë” buzë detit me 60%
Ndërsa të gjithë segmentët e tregut të apartamenteve kanë shënuar rritje të fortë gjatë këtij viti, ccmimet në bregdet po kalojnë përtej ccdo pritshmërie. Një......

Kushtetuta e SHBA-së mund të shitet për 30 milionë dollarë në ankand!
Një kopje "jashtëzakonisht e rrallë" e botimit të parë të Kushtetutës së SHBA do të dalë në shitje në Nju Jork muajin e ardhshëm, me shtëpinë e ankandeve......

Toka të papunuara, më shumë taksim për fermerët - Rama: Do të shfrytëzohet çdo centimetër tokë për prodhim
Fermerët të cilët nuk punojnë tokën por e lënë djerrë do të ndëshkohen. Ky është paralajmërimi i kryeministrit Rama në një takim me fermerët nga Korça duke......

Agjenci për transportin ndërqytetas dhe ndërkombëtar - Do të përcaktojë shitjen e biletave për qytetarët, itinerarin në linjat e autobusëve dhe oraret
Për shitjen e biletave të transportit brenda vendit por edhe jashtë do të krijohet një Agjenci e Transportit për Udhëtarët. Në udhëzimin e ri të publikuar në......

Shqipëria, eksportuese neto e energjisë?! - Plani i qeverisë: Deri në 2030-ën duhen shtuar 1800 MW, në ndërtim vetëm 140 MW
Ndërtim hidrocentralesh të rinj, si dhe parqe fotovoltaike dhe eolike”. Planet e qeverisë për t’u kthyer në eksportues neto të energjisë parashikojnë shtimin e......

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Nisin aplikimet, AEE: Hapat për përfitim. Kush konsumon nën 250 kwh/muaj skualifikohet
Prej datës 1 nëntor, klientët familjarë, që dëshirojnë të përfitojnë nga skema për subvencionimin në masën 70% të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do......