Bota Postuar më 2 Nëntor 2022, 09:54

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Maersk publikon fitime rekord për tremujorin e tretë të vitit

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Maersk publikon fitime rekord për

Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke ndjekur optimizmin global. Megjithatë, investitorët po presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale në mbrëmjen e sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 është hapur në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i kujdesit shëndetësor kryeson fitimet, në rritje me 0.9%. Banka qëndrore më e madhe në botë pritet gjerësisht të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje.

Tashmë, investitorët do të presin ndonjë sinjal që mund të japë shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, mbi hapat që do të ndjekë banka në muajt në vijim. Edhe tregjet amerikane dhe aziatike kanë pasur një tendencë në rritje. Përsa i përket korporatave, kompania më e madhe e transportit detar, Maersk, që është një barometër për tregtinë globale, paralajmëroi për “re të zeza në horizont”. Maersk, firma më e madhe në botë e transportit të kontejnerëve, raportoi fitime rekord për tremujorin e tretë të vitit, por paralajmëroi për ngadalësimin e kërkesës.

Gjigandi danez raportoi fitime përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBITDA) prej 10.9 miliardë dollarë për tremujorin e tretë të vitit, rreth 60% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat