Nafta zbret drejt 75 USD për fuçi - Në fokus të tregjeve, bisedimet për tavanin e borxhit në SHBA

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paqartësive në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave të dyja kontratat kanë ndryshuar minimalisht, ndërsa në tre javët e kaluara kanë pasur një tendencë në rënie.
Gjithsesi, lajmet se Shtëpia e Bardhë mund të blerë naftë me një çmim prej 70 dollarë për fuçi, për të mbushur rezervat strategjike kanë ofruar një mbështetje për çmimet. Në fokus të tregjeve janë edhe bisedimet në Kongres për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë.
Raundi i dytë i bisedimeve mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe liderëve të kongresit do të zhvillohet ditën e sotme. Palët kanë edhe disa javë në dispozicion për të arritur një marrëveshje, në të kundërt ekonomia më e madhe në botë mund të përballet me një falimentim të paprecedentë në pagesat e borxhit. Ndërkohë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, parashikon në raportin mujor se kërkesa do të rritet gjatë vitit 2023, falë rimëkëmbjes së ekonomisë kineze.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED mund të bëjë një pushim disa mujor me rritjen e interesave
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi disa të dhëna në SHBA konfirmuan ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në botë. Në këtë......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Banka e Anglisë rrit normën bazë të interesit në 4.5%
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e fundi të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave.......

“Rrugë të Bardha”, projekti i ri për rrugët e zonave rurale të vendit. FSHZH dhe bashkitë do të krijojnë sipërmarrje të përbashkëta
“Rrugë të Bardha”. Kështu është emërtuar projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që parashikon krijimin e një mekanizmi të ri, që do të mundësojë përmirësimin......

Qeveria, masa konkrete për të ndihmuar eksportuesit - Ibrahimaj: Nuk do të paguajnë këstet e tatim-fitimit
Qeveria ka vendosur të lehtësojë eksportuesit për shkak të humbjeve që po pësojnë nga zhvlerësimi i euros duke marrë dy masa konkrete. Ministrja Delina......

Ekonomia u rrit 4.8%, më mirë nga pritshmëritë - BSH: Inflacioni, në rënie të qendrueshme. U zgjerua konsumi dhe eksportet
Në raportin e Poltikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë arrin në konkluzionin se ekonomia shqiptare po performon pozitivisht......

Mbi 2700 biznese futen në “listën e zezë” - Rritet “furishëm” numri i borxhlinjve në administratën tatimore
Në 4 muajt e parë të vitit, rreth 2741 biznese janë futur në “listën e zezë” të administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që......

Kreditimi në lekë kushton më shtrenjtë - Kryesisht te huatë e mëdha për sipërmarrjet
Normat e interesit për kreditë për biznese janë rritur lehtas në tremujorin e parë të vitit për kreditë në lekë, ndërsa ato në euro nuk kanë ndryshuar. Sipas......

Mbi 6 mijë fermerë të pajisur me kartën e naftës falas - Vijojnë kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë
Mbi 6 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës falas. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon shpërndarjen e kartave të naftës falas për fermerët......