Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED mund të bëjë një pushim disa mujor me rritjen e interesave

Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi disa të dhëna në SHBA konfirmuan ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në botë. Në këtë mënyrë janë rritur mundësitë që Rezerva Federale të bëjë një pushim disa mujor me rritjen e normave të interesit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102, niveli më i lartë në 1 javë.
Gjatë kësaj jave, ndërkohë, ky indeks është rritur me rreth 0.7%. Referuar të dhënave në SHBA, numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë u rrit në nivelin më të lartë në 1 vit e gjysëm, që sugjeron se tregu i punës po ngadalësohet. Euro po këmbehet në mbi 1.09 në raport me dollarin amerikan, ndërsa paundi britanik ka rënë drejt 1.25 dollarëve dhe humbjet më të mëdha i realizoi në sesionin e kaluar, pasi Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, në linjë edhe me parashikimet e analistëve.
Tashmë, norma bazë e interesit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 4.5%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 26,300 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1760 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Banka e Anglisë rrit normën bazë të interesit në 4.5%
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e fundi të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave.......

“Rrugë të Bardha”, projekti i ri për rrugët e zonave rurale të vendit. FSHZH dhe bashkitë do të krijojnë sipërmarrje të përbashkëta
“Rrugë të Bardha”. Kështu është emërtuar projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që parashikon krijimin e një mekanizmi të ri, që do të mundësojë përmirësimin......

Qeveria, masa konkrete për të ndihmuar eksportuesit - Ibrahimaj: Nuk do të paguajnë këstet e tatim-fitimit
Qeveria ka vendosur të lehtësojë eksportuesit për shkak të humbjeve që po pësojnë nga zhvlerësimi i euros duke marrë dy masa konkrete. Ministrja Delina......

Ekonomia u rrit 4.8%, më mirë nga pritshmëritë - BSH: Inflacioni, në rënie të qendrueshme. U zgjerua konsumi dhe eksportet
Në raportin e Poltikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë arrin në konkluzionin se ekonomia shqiptare po performon pozitivisht......

Mbi 2700 biznese futen në “listën e zezë” - Rritet “furishëm” numri i borxhlinjve në administratën tatimore
Në 4 muajt e parë të vitit, rreth 2741 biznese janë futur në “listën e zezë” të administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që......

Kreditimi në lekë kushton më shtrenjtë - Kryesisht te huatë e mëdha për sipërmarrjet
Normat e interesit për kreditë për biznese janë rritur lehtas në tremujorin e parë të vitit për kreditë në lekë, ndërsa ato në euro nuk kanë ndryshuar. Sipas......

Mbi 6 mijë fermerë të pajisur me kartën e naftës falas - Vijojnë kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë
Mbi 6 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës falas. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon shpërndarjen e kartave të naftës falas për fermerët......

180 milionë euro për dekarbonizimin e fluturimeve – Linja ajrore e Duabit synon që fondi të shpërndahet për 3 vjet!
Emirates po krijon një fond prej 200 milionë dollarësh (183 milionë euro) për të dekarbonizuar sektorin e aviacionit. Linja ajrore ajrore e Emirateve të......