Europa Postuar më 12 Maj 2023, 09:46

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Banka e Anglisë rrit normën bazë të interesit në 4.5%

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Banka e Anglisë rrit normën

Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e fundi të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, me sektorin bankar që kryeson fitimet, në rritje me rreth 1%.

Referuar zhvillimeve të tjera, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me 0.1% në tremujorin e parë të këtij viti, në linjë edhe me parashikimet e analistëve. Edhe ekonomia e Eurozonës u rrit po me 0.1% në tre muajt e parë të këtij viti. Njëkohësisht, Banka e Anglisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 4.5%, në linjë me parashikimet e analistëve, në përpjekje për të ulur inflacionin që po qëndron në rreth 10%.

Gjithashtu, banka qendrore tha se nuk pret që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të bjerë në recesion, gjatë këtij viti. Në fokus të tregjeve janë edhe bisedimet në Shtetet e Bashkuara për të rritur tavanin e borxhit. Kongresi po përpiqet të gjejë një kompromis mbi limitin e borxhit, që i referohet maksimumit të shumës së parave që të dyja dhomat e Kongresit i lejojnë qeverisë të marrë hua.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat