Mbi 2700 biznese futen në “listën e zezë” - Rritet “furishëm” numri i borxhlinjve në administratën tatimore

Në 4 muajt e parë të vitit, rreth 2741 biznese janë futur në “listën e zezë” të administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që rrjedhimisht asetet e tyre të bllokohen.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri më 30 Prill 2023 janë konkretisht 30 754 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Ndërsa fund i vitit 2022, u mbyll me 28.013 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.
Emrat e debitorëve bëhen publike me qëllim që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më pare, të cilat ende nuk janë shlyer pasi tatimet njoftojnë se pasi ky detyrim paguhet, emir fshihet nga lista.
Shifra në rritje muaj pas muaj, tregon papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se gjendja e stokut të detyrimeve që sipërmarrjet duhet të paguajnë arrin në 146.8 miliardë lekë apo 1.28 miliardë euro deri në fund të viti 2022.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kreditimi në lekë kushton më shtrenjtë - Kryesisht te huatë e mëdha për sipërmarrjet
Normat e interesit për kreditë për biznese janë rritur lehtas në tremujorin e parë të vitit për kreditë në lekë, ndërsa ato në euro nuk kanë ndryshuar. Sipas......

Mbi 6 mijë fermerë të pajisur me kartën e naftës falas - Vijojnë kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë
Mbi 6 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës falas. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon shpërndarjen e kartave të naftës falas për fermerët......

180 milionë euro për dekarbonizimin e fluturimeve – Linja ajrore e Duabit synon që fondi të shpërndahet për 3 vjet!
Emirates po krijon një fond prej 200 milionë dollarësh (183 milionë euro) për të dekarbonizuar sektorin e aviacionit. Linja ajrore ajrore e Emirateve të......

Katalonja merr masa për të strehuar qytetarët - Pronarëve të mëdhenj iu merren apartamentet bosh
Në Katalonjë, qeveria do të shpronësojë banesat e zbrazëta që u përkasin pronarëve të mëdhenj dhe do t'i vërë në dispozicion të njerëzve vulnerabël të cilët......

197 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë – Ku qëndron Shqipëria?
Kostoja e jetesës mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin dhe madje nga një pjesë e të njëjtit vend në tjetrin. Për shembull, a keni menduar ndonjëherë pse......

Telefoni i ri i Google - Aparati është i palosshëm dhe ka veçori të inteligjencës artificiale
Google i Alphabet po përdor gjithnjë e më shumë inteligjencë artificiale për produktin e saj kryesor të kërkimit, duke shpresuar të krijojë të njëjtin emocion......

Si monedhat e Europës Lindore po ‘fluturojnë’ lart me rritjen e inflacionit?!
Monedha çeke, koruna, arriti nivelin më të lartë të 14 viteve dhe forinta hungareze një rekord 10-mujor në fillim të këtij viti, e nxitur nga normat e larta të......

Tre industritë që nxisin punësimin - Energjia, shëndetësia dhe sektori digjital krijojnë vende pune
Tregu i punës është nën presion të fortë, i cili duhet të përshtatet me të dhënat e reja të krijuara, nga njëra anë, nga pandemia, nga ana tjetër, si dhe nga......