Kreditimi në lekë kushton më shtrenjtë - Kryesisht te huatë e mëdha për sipërmarrjet

Normat e interesit për kreditë për biznese janë rritur lehtas në tremujorin e parë të vitit për kreditë në lekë, ndërsa ato në euro nuk kanë ndryshuar. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e interesit tek kreditë në lekë ka qenë kryesisht tek kreditë e mëdha, ndërkohë tek kreditë në euro janë interesat për kreditë e vogla ato që kanë regjistruar rritje gjatë këtij tremujori.
Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për biznese në tremujorin e parë rezultoi 7.3%, nga 7% që ishte tremujorin e kaluar dhe 5.8% një vit më parë. Rritja e interesit këtë tremujor është formuar vetëm tek kategoria e kredive me vlera mbi 35 mln lekë, e cila ka regjistruar rritje graduale prej një viti. Interesi mesatar për këto kredi shënoi 7.0%, nga 6.4% dhe 6% që ishte në dy tremujorët paraardhës. Aktualisht, kjo është edhe kategoria ku ndryshimet e normës bazë vijojnë të reflektohen. Ndërkohë interesat e kredisë për overdraft dhe kapital qarkullues janë ulur këto tre muaj të parë të vitit, duke kontribuuar kështu në uljen e kostos së përgjithshme të financimit për bizneset.
Nga ana tjetër, norma e interesit për kreditë në euro të bizneseve rezultoi 5.4% në tremujorin e parë, duke qenë e njëjtë me tremujorin e mëparshëm, ndërkohë që vlera mesatare e saj për gjysmën e dytë të vitit të kaluar shënonte 5.1%.
Analiza sipas madhësisë së kredisë evidenton se interesat e kredisë për shuma deri 250 mijë dhe 1 mln euro, edhe pse në vlera minimale, janë në kahun rritës prej tre tremujorësh. Ndërkohë, interesat e kredive për shuma të mëdha (mbi 1 mln euro) vijojnë të luhaten, duke paraqitur shpesh vlera të ulëta gjatë këtyre muajve. Rritja e normës bazë për euron nga ana e BQE-së këtë periudhë po reflektohet më ngadalë tek interesat e kredisë në euro tek bizneset.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Mbi 6 mijë fermerë të pajisur me kartën e naftës falas - Vijojnë kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë
Mbi 6 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës falas. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon shpërndarjen e kartave të naftës falas për fermerët......

180 milionë euro për dekarbonizimin e fluturimeve – Linja ajrore e Duabit synon që fondi të shpërndahet për 3 vjet!
Emirates po krijon një fond prej 200 milionë dollarësh (183 milionë euro) për të dekarbonizuar sektorin e aviacionit. Linja ajrore ajrore e Emirateve të......

Katalonja merr masa për të strehuar qytetarët - Pronarëve të mëdhenj iu merren apartamentet bosh
Në Katalonjë, qeveria do të shpronësojë banesat e zbrazëta që u përkasin pronarëve të mëdhenj dhe do t'i vërë në dispozicion të njerëzve vulnerabël të cilët......

197 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë – Ku qëndron Shqipëria?
Kostoja e jetesës mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin dhe madje nga një pjesë e të njëjtit vend në tjetrin. Për shembull, a keni menduar ndonjëherë pse......

Telefoni i ri i Google - Aparati është i palosshëm dhe ka veçori të inteligjencës artificiale
Google i Alphabet po përdor gjithnjë e më shumë inteligjencë artificiale për produktin e saj kryesor të kërkimit, duke shpresuar të krijojë të njëjtin emocion......

Si monedhat e Europës Lindore po ‘fluturojnë’ lart me rritjen e inflacionit?!
Monedha çeke, koruna, arriti nivelin më të lartë të 14 viteve dhe forinta hungareze një rekord 10-mujor në fillim të këtij viti, e nxitur nga normat e larta të......

Tre industritë që nxisin punësimin - Energjia, shëndetësia dhe sektori digjital krijojnë vende pune
Tregu i punës është nën presion të fortë, i cili duhet të përshtatet me të dhënat e reja të krijuara, nga njëra anë, nga pandemia, nga ana tjetër, si dhe nga......

Italia largohet nga “Rruga e Mëndafshit” - Kryeministrja Meloni përgatit braktisjen e nismës kineze
Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, qeveria italiane është në favor të tërheqjes nga iniciativa e Kinës "Belt and Road". Kryeministrja Georgia Meloni......