Shqipëria Postuar më 11 Maj 2023, 13:37

Mbi 6 mijë fermerë të pajisur me kartën e naftës falas - Vijojnë kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë

Nga SCAN TV
Mbi 6 mijë fermerë të pajisur me kartën e naftës falas

Mbi 6 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës falas. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po vijon shpërndarjen e kartave të naftës falas për fermerët nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se deri tani 6358 fermerë, janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi me një sasi prej 1,361,039 litrash.

Ministrja vuri në dukje se AZHBR, njëkohësisht, vazhdon intensivisht kontrollet administrative në terren për aplikantët e tjerë.

Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove të prodhimit, fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Nafta falas është është pjesë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

Fondi total i Skemës Kombëtare të Mbështetjes në bujqësi me buxhet 3.3 miliardë lekë adreson financim për 9 masa mbështetëse për fermerët.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat