Italia largohet nga “Rruga e Mëndafshit” - Kryeministrja Meloni përgatit braktisjen e nismës kineze

Sipas burimeve të cituara nga Bloomberg, qeveria italiane është në favor të tërheqjes nga iniciativa e Kinës "Belt and Road".
Kryeministrja Georgia Meloni ia shprehu këtë objektiv kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy - gjatë vizitës së tij në Romë javën e kaluar - megjithëse nuk është marrë një vendim përfundimtar. Një zëdhënës i Melonit nuk pranoi të komentonte, ndërsa zyra e McCarthy nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Italia iu bashkua nismës së infrastrukturës së Kinës në 2019 – ën në kohën kur kryeministër i vendit ishte Giuseppe Conte, duke u bërë i vetmi vend i G7- ës që merr pjesë. Anëtarësimi do të rinovohet automatikisht në vitin 2024 nëse Roma nuk tërhiqet.
SHBA-ja e ka shtyrë në mënyrë aktive Romën të marrë një qëndrim publik për këtë çështje dhe të braktisë marrëveshjen.
Këshilltarët e Melonit janë ende duke diskutuar detajet dhe kohën e një vendimi të mundshëm, nga frika e ‘hakmarrjes’ ekonomike nga Kina dhe asgjë nuk do të dihet përpara fillimit të samitit të liderëve të G7 në Hiroshima, Japoni, më 19 maj, raporton Bloomberg.
Lëvizja e mundshme është e lidhur ngushtë me qëndrimin e Melonit ndaj investimeve kineze në Itali dhe në veçanti me një vendim të afërt për të kufizuar potencialisht ndikimin e Sinochem Holdings të Kinës, aksioneri më i madh i prodhuesit të gomave Pirelli. Ky vendim është shtyrë për në fund të muajit maj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ngadalësohet kredia për bizneset - Më të prekurit në tremujorin e parë, sipërmarrjet e mëdha dhe të vogla
Huadhënia për bizneset gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shfaqur shenja të ngadalësimit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo......

Musk solli kriza të njëpasnjëshme në Twitter - Vlera e kompanisë ka rënë me 50%, në 20 miliardë dollarë
Twitter ka qenë në një krizë të përhershme kohët e fundit që kur u vu nën kontrollin e miliarderit Elon Musk. Pushimet masive nga puna, largimi i reklamave, si......

Vijon rritja e çmimeve në SHBA - Linjat ajrore, hotelet dhe kompanitë e automjeteve sakrifikojnë vëllimin e shitjeve
Kompanitë amerikane, nga prodhuesit e automjeteve te hotelet, vazhdojnë të sakrifikojnë vëllimin e shitjeve për të favorizuar çmimet e larta, një taktikë që do......

Parlamenti Evropian voton kufizimet për ChatGPT dhe AI të tjera - Vendet anëtare synojnë një ligj për të parandaluar abuzimet
Ligjvënësit e BE-së mbajnë një votim vendimtar të enjten drejt vendosjes së kufizimeve se si mund të përdoret AI si ChatGPT në Bashkimin......

Berlini shton 1 miliard euro për refugjatët!
Pas rreth tetë orë diskutime të mërkurën në mbrëmje mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz u arrit më në fund një kompromis. Qeveria......

Qytetarët në Mbretëria e Bashkuar humbasin 2300 paund në minutë nga mashtrimet – 3 milion skema përvetësuese ndodhën gjatë 2022
Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar humbën 1.2 miliardë paund për mashtrim në vitin 2022, ekuivalente me 2,300 £ çdo minutë, sipas grupit të industrisë bankare......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën e sotme pozitivisht edhe pse vijon të blihet edhe këtë mëngjes me 100.6 lekë dhe shitet me 101.6 lekë sipas kursit......

Nafta i rikthehet fitimeve - Mbështetet nga shenjat se kërkesa në SHBA vijon të jetë e fortë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kërkesa e lartë për karburante në Shtetet e Bashkuara ka larguar shqetësimet në lidhje me mundësitë e një......