Berlini shton 1 miliard euro për refugjatët!

Pas rreth tetë orë diskutime të mërkurën në mbrëmje mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz u arrit më në fund një kompromis.
Qeveria Federale në Gjermani premtoi të japë këtë vit një miliard euro më shumë për strehimin dhe trajtimin e refugjatëve. Shtetet federale do të mbështeten në lehtësimin e barrës shtesë të komunave të tyre, siç thuhet në vendimin e Samitit të Refugjatëve, i cili përfundoi të mërkurën, 11.05.2023 në mbrëmje në Berlin.
Deri më tani këtë vit, qeveria federale ka vënë në dispozicion të landeve 2,75 miliardë euro shtesë. Në total, shpenzimet për refugjatët në Gjermani, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve nga Ukraina priten të jenë 16 miliardë euro.
Por qeveria qendrore në Berlin thotë se kjo ndihmë për landet nuk është e përhershme, ndryshe nga sa kishin kërkuar më parë shefat e 16 shteteve federale në takimin në fjalë. Ky vendim u shty për në nëntor, në mbledhjen e radhës së kancelarit me kryeministrat e landeve.
Në një konferencë shtypi në orët e vona të mbrëmjes, kancelari Olaf Scholz (SPD) iu referua marrëveshjeve të planifikuara të riatdhesimit me vendet e origjinës, ndërsa duhet të ketë edhe marrëveshje për rrugët e ligjshme të emigracionit. Gjithashtu, sipas Scholz, duhet të promovohet mbrojtja në kufijtë e jashtëm evropianë.
Qeveria federale i ishte referuar më parë miliarda kontributeve që kishte bërë tashmë dhe fillimisht i kishte refuzuar pagesat shtesë. Por landet, si kurrë më parë, u bënë bllok përballë kancelarit dhe kërkuan ndihmë, për përballimin e kostove gjithnjë e më të larta dhe numrin gjithnjë e më të lartë të refugjatëve që hyjnë në Gjermani.
Ministri Federal i Financave, Christian Lindner, kishte theksuar vazhdimisht se qeveria federale nuk mund të shpenzonte më shumë para. "Qeveria federale nuk është e përgatitur të zgjidhë thjesht një problem ekzistues me para," tha Christian Lindner (FDP) një ditë më parë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Qytetarët në Mbretëria e Bashkuar humbasin 2300 paund në minutë nga mashtrimet – 3 milion skema përvetësuese ndodhën gjatë 2022
Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar humbën 1.2 miliardë paund për mashtrim në vitin 2022, ekuivalente me 2,300 £ çdo minutë, sipas grupit të industrisë bankare......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën e sotme pozitivisht edhe pse vijon të blihet edhe këtë mëngjes me 100.6 lekë dhe shitet me 101.6 lekë sipas kursit......

Nafta i rikthehet fitimeve - Mbështetet nga shenjat se kërkesa në SHBA vijon të jetë e fortë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kërkesa e lartë për karburante në Shtetet e Bashkuara ka larguar shqetësimet në lidhje me mundësitë e një......

Stabilizohet tregu i monedhave - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë, ditën e sotme
Dollari amerikan është stabilizuar në sesionin e sotëm ndërsa juani kinez ka rënë në nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit, për shkak të shenjave se ekonomia......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin Bankën e Anglisë dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe po presin vendimin që do......

ARRSH mbyll kalimet e jashtëligjshme në autostradën Tiranë-Durrës. Përfundojnë punimet në Nyjen e Fllakës
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës, ka mbyllur disa kalime të......

“Targat e Luksit”/ Për herë të parë, DPSHTRR hap ankandin për targa ekskluzive automjetesh
Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet ankandi për Targat e Luksit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se ankandi do......

Ku renditet Shqipëria në listën me 118 vendet më të mëdha në botë për prodhimin e portokallit?!
Prodhimi i portokallit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende dhe një pjesë e madhe e ekonomisë botërore. Përveç kësaj, ky frut kanë shumë vitaminë......