Europa Postuar më 11 Maj 2023, 09:54

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin Bankën e Anglisë dhe fitimet e korporatave

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin Bankën e

Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe po presin vendimin që do të marrë ditën e sotme Banka e Anglisë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë hapur në territor pozitiv.

Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se inflacioni u rrit me 4.9% me bazë vjetore gjatë prillit, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 5%. Me bazë mujore, inflacioni u rrit me 0.4%, në linjë me parashikimet e tregjeve.

Për sa i përket Bankës së Anglisë, analistët parashikojnë një tjetër rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë bazë, e cila do të jetë e 12-ta me radhë. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike patën një performancë mikse, gjatë sesionit të sotëm. Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave, dhe gjatë ditës së sotme pritet të publikojnë raportet e tyre kompani si Bayer, Deutsche Telekom, Merck dhe Prada.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat