Nafta i rikthehet fitimeve - Mbështetet nga shenjat se kërkesa në SHBA vijon të jetë e fortë

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kërkesa e lartë për karburante në Shtetet e Bashkuara ka larguar shqetësimet në lidhje me mundësitë e një falimentimi në pagesat e borxhit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi.
Të dhënat më të fundit në SHBA treguan se, çmimet konsumatore u rritën gjatë prillit, por me një hap më të ngadaltë se parashikimet e analistëve. shtrëngimi i politikave monetare në të gjithë botën ka ngadalësuar rritjen ekonomike, për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA rezervat e naftës bruto ranë me 3.2 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rënie me 1.2 milionë fuçi.
Në fokus të tregjeve janë edhe diskutimet në kongresin amerikan për rritjen e tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarë dhe takimi i radhës do të zhvillohet të premten.
SCAN
Sondazh

Stabilizohet tregu i monedhave - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë, ditën e sotme
Dollari amerikan është stabilizuar në sesionin e sotëm ndërsa juani kinez ka rënë në nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit, për shkak të shenjave se ekonomia......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin Bankën e Anglisë dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe po presin vendimin që do......

ARRSH mbyll kalimet e jashtëligjshme në autostradën Tiranë-Durrës. Përfundojnë punimet në Nyjen e Fllakës
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës, ka mbyllur disa kalime të......

“Targat e Luksit”/ Për herë të parë, DPSHTRR hap ankandin për targa ekskluzive automjetesh
Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet ankandi për Targat e Luksit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se ankandi do......

Ku renditet Shqipëria në listën me 118 vendet më të mëdha në botë për prodhimin e portokallit?!
Prodhimi i portokallit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende dhe një pjesë e madhe e ekonomisë botërore. Përveç kësaj, ky frut kanë shumë vitaminë......

Në ankande, pasuritë e sekuestruara me ligjin antimafia - Udhëzimi/Shitje përpara konfiskimit përfundimtar, Qeveria përcakton procedurat!
Pasuritë e sekuestruara përmes ligjit antimafia do shiten në ankande pa pritur vendimin përfundimtar të konfiskimit të tyre. Bëhet fjalë për ato pasuri të......

Mbi 47 mijë aplikime kalojnë fazën e parë për financim në bujqësi - Skualifikohen mbi 24 mijë aplikantë, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret
Mbi 47 mijë aplikime janë kualifikuar në fazën e parë për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për sektorin bujqësor përmes Skemës Kombëtare 2023.......

Bonot e obligacionet, individët dyfishuan transaksionet - Janar-mars, në total qytetarët blenë rreth 150 milionë dollarë letra me vlerë të qeverisë
Rritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit kanë rritur me më shumë se dyfish pjesëmarrjen e individëve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të......