Bota Postuar më 11 Maj 2023, 11:02

Vijon rritja e çmimeve në SHBA - Linjat ajrore, hotelet dhe kompanitë e automjeteve sakrifikojnë vëllimin e shitjeve

Nga SCAN TV
Vijon rritja e çmimeve në SHBA - Linjat ajrore, hotelet dhe

Kompanitë amerikane, nga prodhuesit e automjeteve te hotelet, vazhdojnë të sakrifikojnë vëllimin e shitjeve për të favorizuar çmimet e larta, një taktikë që do të testojë përpjekjet e Rezervës Federale për të zbutur inflacionin. Për shembull, Ford njoftoi këtë muaj se synon të mbajë çmime të forta, edhe nëse kjo do të thotë që më pak automjete të dalin nga linjat e prodhimit.

Në të njëjtën kohë, Southwest Airlines është ndër kompanitë që regjistron të ardhura rekord në një kohë kur kapaciteti i kufizuar në fluturime po ndihmon në rritjen e kostos së biletave.

Me afrimin e sezonit turistik, kjo mbështetje në dinamikën e çmimeve nuk po shkon askund. Sipas Cox Automotive, çmimet e automjeteve nuk janë larg arritjes së niveleve rekord pasi pagesa mujore për një autmjet të ri në mars, në një periudhë të rritjes së normave të interesit, arriti në 754 dollarë. Kjo është një e gjashta e të ardhurave mesatare neto të një familjeje familjare. Dhe rritja e çmimit pritet të bëhet më e dukshme pasi prodhuesit e automjeteve të konvertojnë flotën e tyre në automjete të shtrenjta elektrike.

Ndryshe nga Ford, i cili me vullnetin e tij po redukton prodhimin, disa linja ajrore nuk po fluturojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë pilotë të trajnuar mjaftueshëm dhe po përballen me vonesa në blerjen e pajisjeve të reja.

Kapaciteti i kufizuar i avionëve i kombinuar me rritjen e kërkesës u mundëson kompanive në industri të kërkojnë çmime më të larta, veçanërisht për fluturimet ndërkombëtare. Kostoja e një udhëtimi në Europë po i afrohet mesatarisht 1032 dollarëve, që është 35% më e lartë se vitin e kaluar dhe 24% më e lartë se nivelet para pandemisë, ndërsa sipas firmës kërkimore Hopper, çmimet e biletave të linjës ajrore do të arrijnë këtë verë nivelet më të larta të pesë vitet e fundit.

Ndërkohë, industria e mikpritjes në një mjedis të tillë ka ndryshuar strategjinë e saj. Sipas të dhënave nga STR, një kompani e CoStar Group, çmimet e hoteleve në SHBA u rritën më shumë se 10% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me një vit më parë. Gjatë së njëjtës periudhë, natyrisht, tarifat e qirasë së akomodimit u rritën me vetëm 6%, afërsisht. Pronarët e akomodimit kanë filluar t'i menaxhojnë hotelet e tyre me më pak disponueshmëri të dhomave sepse kushton më pak, pasi ka më pak dhoma për t'u pastruar.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Maj

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën e sotme pozitivisht edhe pse vijon të blihet edhe këtë mëngjes me 100.6 lekë dhe shitet me 101.6 lekë sipas kursit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat