Ngadalësohet kredia për bizneset - Më të prekurit në tremujorin e parë, sipërmarrjet e mëdha dhe të vogla

Huadhënia për bizneset gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shfaqur shenja të ngadalësimit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo ecuri është ndikuar nga rënia e kërkesës për kredi si pasojë e likuiditetit të shtuar të bizneseve, stabilizimit të çmimeve në ekonomi dhe rënies së pasigurisë, si edhe nga shtrëngimi i kushteve të kreditimit nga bankat. Sipas madhësisë së bizneseve vihet re ngadalësimi i kredisë për biznesin e madh, tkurrja e kredisë për biznesin e vogël dhe rritja e qëndrueshme e kredisë për biznesin e mesëm.
Sipas sektorëve të ekonomisë, kredia për sektorin e industrisë ka vijuar të tkurret, ndërsa sektorët e tjerë kanë shfaqur ngadalësim të ritmeve të rritjes. Kredia për biznese ka shfaqur ngadalësim të ndjeshëm të ritmeve të rritjes në 5.4% mesatarisht për tremujorin e parë, normë kjo e përgjysmuar krahasuar me rritjen mesatare të shënuar në 2022.
Kredia në këtë segment reflekton dhe rikthimin e sjelljes sezonale të fillimvitit në ndryshim nga një vit më parë, kur konflikti në Ukrainë dhe rritja e çmime solli një kërkesë të lartë për financimin e nevojave për likuiditet.
Sipas madhësisë së biznesit, vihet re se ngadalësimi i kredisë është ndikuar nga ngadalësim i fortë i ritmeve të rritjes së kredisë për biznesin e madh në 2.5%, nga 10.5% mesatarisht për 2022 dhe nga tkurrja e kredisë për biznesin e vogël me 5% në bazë vjetore. Ndërkohë, kredia për biznesin e mesëm ka vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme, në rreth 16%. Këto zhvillime janë reflektuar në një zhvendosje të strukturës së kredisë së bizneseve, ku vërehet rritja e peshës së kredisë për biznesin e mesëm në 31% të portofolit dhe rënia e peshës së kredisë për biznesin e madh në 49.7% dhe atij të vogël në 19.4%.
Në harkun kohor të 4 viteve të fundit, financimi i biznesit të madh është zvogëluar me rreth 0.7 pikë përqindje, kurse i atij të vogël është ulur me rreth 4 pikë përqindje. Sipas sektorëve të ekonomisë, vihet re një ngadalësim i kreditimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në veçanti në tremujorin e parë, ngadalësimi i ritmeve të rritjes është më i dukshëm në sektorët e turizmit dhe shërbimeve, ndërsa kredia për sektorin e industrisë u tkurr me norma më të larta se në tremujorin e kaluar, me rreth 8%. Nga ana tjetër, ngadalësimi i rritjes së kredisë për bizneset në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë ka qenë më e përmbajtur, ndërsa kredia për sektorin bujqësor ruan nivele të ulëta.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Musk solli kriza të njëpasnjëshme në Twitter - Vlera e kompanisë ka rënë me 50%, në 20 miliardë dollarë
Twitter ka qenë në një krizë të përhershme kohët e fundit që kur u vu nën kontrollin e miliarderit Elon Musk. Pushimet masive nga puna, largimi i reklamave, si......

Vijon rritja e çmimeve në SHBA - Linjat ajrore, hotelet dhe kompanitë e automjeteve sakrifikojnë vëllimin e shitjeve
Kompanitë amerikane, nga prodhuesit e automjeteve te hotelet, vazhdojnë të sakrifikojnë vëllimin e shitjeve për të favorizuar çmimet e larta, një taktikë që do......

Parlamenti Evropian voton kufizimet për ChatGPT dhe AI të tjera - Vendet anëtare synojnë një ligj për të parandaluar abuzimet
Ligjvënësit e BE-së mbajnë një votim vendimtar të enjten drejt vendosjes së kufizimeve se si mund të përdoret AI si ChatGPT në Bashkimin......

Berlini shton 1 miliard euro për refugjatët!
Pas rreth tetë orë diskutime të mërkurën në mbrëmje mes shefave të landeve dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz u arrit më në fund një kompromis. Qeveria......

Qytetarët në Mbretëria e Bashkuar humbasin 2300 paund në minutë nga mashtrimet – 3 milion skema përvetësuese ndodhën gjatë 2022
Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar humbën 1.2 miliardë paund për mashtrim në vitin 2022, ekuivalente me 2,300 £ çdo minutë, sipas grupit të industrisë bankare......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën e sotme pozitivisht edhe pse vijon të blihet edhe këtë mëngjes me 100.6 lekë dhe shitet me 101.6 lekë sipas kursit......

Nafta i rikthehet fitimeve - Mbështetet nga shenjat se kërkesa në SHBA vijon të jetë e fortë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi kërkesa e lartë për karburante në Shtetet e Bashkuara ka larguar shqetësimet në lidhje me mundësitë e një......

Stabilizohet tregu i monedhave - Investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë, ditën e sotme
Dollari amerikan është stabilizuar në sesionin e sotëm ndërsa juani kinez ka rënë në nivelin më të ulët në 2 muajt e fundit, për shkak të shenjave se ekonomia......