Europa Postuar më 11 Maj 2023, 12:18

Katalonja merr masa për të strehuar qytetarët - Pronarëve të mëdhenj iu merren apartamentet bosh

Nga SCAN TV
Katalonja merr masa për të strehuar qytetarët - Pronarëve

Në Katalonjë, qeveria do të shpronësojë banesat e zbrazëta që u përkasin pronarëve të mëdhenj dhe do t'i vërë në dispozicion të njerëzve vulnerabël të cilët rrezikojnë të jenë të pastrehë.

Masa do të prekë fillimisht 14 bashki, si Lloret de Mar dhe Tarragona, zona të shpallura me kërkesë të lartë për strehim. Shpronësimi, shpjegon ekzekutivi katalanas, do të ketë të bëjë vetëm me shtëpitë e përfshira në Regjistrin e shtëpive bosh dhe të pabanuara dhe nuk do të prekë pronarët e vegjël.

Pronarëve të ndërtesave do u kërkohet të vërtetojnë të demonstrojnë ligjërisht se ato janë të destinuara në të vërtetë për vendbanimin e njerëzve.

Nëse kjo kërkesë nuk pasohet me asnjë përgjigje pas një muaji, do të deklarohet cenimi i funksionit social të pronës, e cila ndodh kur një banesë qëndron e pabanuar në mënyrë të përhershme dhe të pajustifikueshme për më shumë se dy vjet.

Procedura e shpronësimit do të zgjasë afërsisht gjashtë muaj, ndaj pritet që procedurat e para të përfundojnë në fillim të vitit 2024.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat