Bota Postuar më 7 Qershor 2022, 10:21

Nafta tregtohet pranë 120 dollarë për fuçi - Rimëkëmbja e kërkesës në Kinë pas rihapjes, mbështet çmimet

Nga SCAN TV

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe vijojnë të tregtohen pranë 120 dollarëve për fuçi, për shkak të pritshmërive se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë, pas heqjes së kufizimeve të Covid-19, dhe nga dyshimet mbi aftësitë e OPEC+ për të rritur prodhimin.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 120 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 119 dollarë për fuçi. Pekini dhe Shanghai i janë rikthyer normalitetit që nga data 1 qershor, pas dy muajsh në karantinë të plotë, për shkak të shpërthimit të infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit.

Gjithashtu, eksportuesi kryesor i OPEC, Arabia Saudite rriti çmimin zyrtar të shitjes për naftën e lehtë arabe drejt klientëve aziatikë me 2.1 dollarë, në totalin e 6.5 dollarëve.

Javën e kaluar, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, duke përfshirë Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, ranë dakord të rrisin prodhimin me 648 mijë fuçi në ditë, gjatë korrikut dhe gushtit, 50% në tepër se marrëveshja paraprake prej rreth 430 mijë fuçi. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA dhe analistët parashikojnë një rënie të tyre gjatë javës së kaluar, për shkak të rritjes së kërkesës.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat