Bota Postuar më 15 Nëntor 2022, 10:00

Nafta humb mbi 3%, zbret pranë 92 USD - OPEC ul parashikimin për kërkesën për herë të pestë gjatë 2022

Nga SCAN TV
Nafta humb mbi 3%, zbret pranë 92 USD - OPEC ul parashikimin për

Çmimet e naftës kanë zgjeruar humbjet edhe në sesionin e sotëm, pasi OPEC uli parashikimin për kërkesën globale gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm. Njëkohësisht, edhe rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë mund të dëmtojë kërkesën nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Nafta Brent e Londrës ka rënë drejt 92 dollarëve për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar humbi rreth 3% të vlerës. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, pas rënies me rreth 3.5% një ditë më parë. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) uli parashikimin për kërkesën gjatë këtij viti, për herë të pestë që nga mujai prill, duke cituar sfidat ekonomike në rritje, si inflacioni i lartë dhe normat e interesit.

Ky parashikim vjen pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi për ngadalësimin e ekonomisë globale. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës gjatë javës së kaluar në SHBA, që publikohen më vonë gjatë kësaj jave. Në tregun e metaleve të çmuara, ari është ngjitur në rreth 1780 dollarë për onz, niveli më i lartë në 3 muajt e fundit, për shkak të shpresave se Rezerva Federale do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat