Musk largon nga puna 3.700 punonjës të Twitter - Objektivi është reduktimi i kostove të platformës sociale

Elon Musk u prezantua si një stuhi ndaj nënpunësve të Twitter. Pasi bleu platformën sociale për 44 miliardë dollarë, miliarderi amerikan, pronar i Tesla dhe Space X, vendosi të reduktonte kostot duke pushuar nga puna 3700 persona. Thënë ndryshme gjysmën e nënpunësve aktualë që janë rreth 7500. Sot nisën pushimet nga puna që më parë ishin lajmëruar se do të preknin vetëm 1/4 e të punësuarve, bilanci aktualisht është më i rëndë.
Njeriu më i pasur në botë ka filluar të ndryshojë rregullat e punës brenda shoqërisë: nuk do të ketë më punë nga shtëpia; rikthim i detyruar në zyrë që nga e hëna; nënpunësit e përfshirë në projekte të vecanta duhet të zgjasin oraret. Musk pretendon se reduktimi i personelit e rrjedhimisht i kostove do të ishte një avantazh për shoqërinë. Të parët që u pushuan nga puna ishin drejtuesit kryesorë të shoqërisë.
Fundjavën e kaluar Musk i ka kërkuar disa menaxherëve që të hartonin një listë personash që mund të pushohen nga puna, ndërkohë që nuk kanë munguar dorëheqjet e drejtuesve të ndryshëm. Musk duhet të përballet me shqetësimet e investitorëve dhe sidomos me reklamuesit, që përbëjnë dhe burimin më të madh të të ardhurave rë rrjetit social. Frika është se ndryshimet që po bën Musk drejt ‘fjalës së lirë’ dhe drejt rregullave më të lira për postimet, do të shkaktojë një rritje të urrejtjes online apo mesazheve jo të përshtatshme.
Në një e-mail dërguar qendrave dhe agjencive të ndryshme mediatike, Tuitter pretendon se rregulat e reja për përmbajtjen synojnë që rrjeti social të bëhet një vend i ngrohtë dhe mikpritës për të gjithë.
Pronari i ri ka në plan të rrisë të ardhurat me idenë e një shërbimi abonimi prej 8 dollarësh në muaj, duke rritur shikueshmërinë e postimeve të tyre dhe duke bërë të mundur që ata të shohin sa më pak reklama.
SCAN
Sondazh

“Taksimi i tokave, mekanizëm jo funksional” - Zhllima: Nxitja të bëhet me shpërblim. Buxheti për bujqësinë, i pamjaftueshëm
Taksimi i tokave për fermerët që nuk i punojnë ato, nuk është mënyra e duhur për t’i nxitur ata që të rrisin sipërfaqen e shfrytëzuar për prodhim. Në një......

Çmimet e gazit natyror në Europë nisin rritjen - Pasi temperaturat po bien në nivelet normale për sezonin
Ka mjaftuar parashikimi se ditëve të fundit të të nxehtit po i vjen fundi dhe dhjetori do të jetë i ftohtë, i shoqëruar me mbylljen e prodhimit në disa objekte......

“Biznesi po mbytet me taksa” - Grupet e interesit: Të rishikohen akcizat, industria prodhuese po lëngon
Industria prodhuese kërkon nga qeveria që të jetë e kujdeshme dhe të mos rëndojë biznesin i cili është në kushte të vështira për shkak edhe të situatës në......

Rregulla të reja për kompanitë e mëdha teknologjike - BE konfirmon hyrjen në fuqi të “Digital Market Act”
Ka hyrë në fuqi këtë muaj “Digital Market Act”, rregullorja e re e Bashkimit Europian për të luftuar paraktikat e padrejta të tregut dhe shtrembërimet e......

Destinacione: Një parajsë ishullore e paprishur në Egje (FOTOT)
Duhen rreth gjysmë ore për të arritur në ishullin Bozcaada nga porti Geyikli në kontinentin turk, hapësira e madhe vezulluese e Egjeut, një shoqërues i......

TikTok bën të qartë: Të dhënat europiane mund të aksesohen nga punonjësit me bazë në Kinë!
TikTok përditësoi politikat e tij të privatësisë për përdoruesit europianë të martën, duke shtuar zbulime të qarta se të dhënat personale nga aplikacioni mund......

Dhoma e Tregtisë e BE-së: Varësia e Gjermanisë nga Kina është 'e tepruar'. Diversifikimi i mallrave thelbësore duhet të përmirësohet!
Përfaqësuesi më i lartë i biznesit europian në Kinë minimizoi shqetësimet për mbështetjen ekonomike të Gjermanisë nga Kina, ndërsa kancelari gjerman Olaf......

Banka e Anglisë: Britania po përballet me recesionin e saj më të gjatë të regjistruar ndonjëherë!
Banka e Anglisë paralajmëroi të enjten se Mbretëria e Bashkuar po përballet me recesionin e saj më të gjatë që nga fillimi i regjistrimeve, me rënien ekonomike......