“Minierat e reja”, lejet që do jepen në 3 vite - Plani 2022-2024/ Leje shfrytëzimi për 62 zona minerare, 16 më pak se 3-vjeçari paraardhës
https://www.youtube.com/watch?v=hkzndxLAbx0
Zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm do të fokusohet në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar. Pas miratimit në qeveri të dokumentit që orienton zhvillimin e sektorit për periudhën 2022-2024 është zbardhur programi i plotë, në bazë të të cilit parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare.
Ndërkaq, do të nevojitet miratimi i planin vjetor minerar, për të përcaktuar se cilat prej tyre do të kalojnë në procedure konkurruese, dhe cilat do të jenë zonat të hapura. Në ndryshim nga programi i deritanishëm, që përcaktonte se kjo ndarje bëhej në bazë të vlerësimit të strukturave përgjegjëse (AKBN, SHGJSH) dhe në përputhje me kërkesat e tabelës për vlerën minimale të sipërfaqes së zonës së lejuar minerare dhe atyre të investimit, në 3-vjeçarin e ardhshëm ky përcaktim do të mbështetet në hartën minerare digjitale. Forma e marrjes së lejes minerare ka rëndësi të veçantë në drejtim të tansferimit të saj.
Kjo pasi, sipas ndryshimeve të fundit ligjore lejet minerare që janë dhënë me procedura konkurruese do të mund të transferohen pas një periudhe 5-vjeçare nga data e dhënies së lejes, ndërkohë që për lejet e tjera, nuk nevojitet kalimi i një periudhe të caktuar. Ndërkaq, referuar programit të ri pjesa më e madhe e lejeve minerare që do të jepen për këto zona janë pikërisht për mineralet e mësipërm, ndërkohë që vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.
Për këtë të fundit, planifikohet dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit. Në krahasim me planin 2019-2021 ka një reduktim të zonave minerare, pasi plani për 3-vjeçarin që lamë pas përcaktonte hapjen e garave konkurruese për 78 zona minerare, apo 16 më shumë se ai aktual. Ndërkohë që, sa i takon rritjes së produktit vjetor, parashikohet të mos ketë ndryshime, duke qëndruar në deri 5%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bizneset artizanale, mundësi për rritje - Organizata italiane FenImprese, asistencë për logon “Made in Albania”!
https://www.youtube.com/watch?v=-Xmq_cakrIo Bizneset e vogla dhe të mesme artizanale në Shqipëri do të marrin asistencë të veçantë për t’u zhvilluar më tej......

Sa po importon ndërtimi në Shqipëri? - Marsi, “pik” blerjesh. Ndikimi i konfliktit dhe projeksionet 2022
Shqipëria importon materiale ndërtimi dhe metale nga 60 shtete të botës, nga çdo kontinent. Portofoli i këtij sektori është diversifikuar edhe më shumë këtë......

BE, marrëveshje për karikuesin universal - Do të jetë vetëm një që do përdoret për celular, tablet dhe aparate digjitale
https://www.youtube.com/watch?v=n02R-pUlgMc Bashkimi europian ka arritur një marrëveshje politike për krijimin e një karikuesi universal baterish për të......

Europë, industria e sheqerit në krizë - Fabrikat për përpunimin e panxharit të sheqerit varen nga gazi!
https://www.youtube.com/watch?v=v4EstCVgFNU Shfaqet gjithnjë e më shqetësuese situata në industritë e sheqerit, për faktin se reduktimi i furnizmit me gaz do......

Rusia ndalon furnizimin me gaz në lindje - Ndërpritet fluksi në gazsjellësin Yamal–Europë, nga Gjermania në Poloni!
Flukset e gazit drejt lindjes nëpërmjet gazsjellësit Yamal – Europë nga Gjermania në Poloni ndaluan ditën e sotme, sipas të dhënave nga operatorët e......

Çmimet e naftës regjistrojnë rritje - Për shkak të lehtësimit të kufizimeve COVID-19 në Kinë dhe furnizimet e pakta
https://www.youtube.com/watch?v=lfxO9vAWNsE Çmimet e naftës u rritën të martën si pasojë e një rikuperimi të pritshëm të kërkesës në Kinë, ndërsa ekonomia e......

FAO paralajmëron për krizë ushqimore - “Stabiliteti i dhjetëra vendeve është në rrezik”
Shumë shpejt pritet një krizë ushqimore e përhapur në një moment që uria kërcënon stabilitetin në dhjetëra vende. Alarmi është dhënë nga FAO dhe Programi......

Rritet hendeku i pagave në SHBA - Në vitin 2021 fenomeni ishte më i ndjeshëm në kompanitë me paga të ulëta
Hendeku i pagave mes punëtoreve dhe drejtorëve ekzekutivë në 300 kompani me paga të ulëta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është rritur dhe më shumë në......