Europa Postuar më 7 Qershor 2022, 14:10

Europë, industria e sheqerit në krizë - Fabrikat për përpunimin e panxharit të sheqerit varen nga gazi!

Nga SCAN TV

https://www.youtube.com/watch?v=v4EstCVgFNU

Shfaqet gjithnjë e më shqetësuese situata në industritë e sheqerit, për faktin se reduktimi i furnizmit me gaz do të ndikojë në kapacitetet për prodhimin global. Lufta e cila po vazhdon ende në Ukrainë, dhe problemet me zinxhirin e furnizimit kanë ngritur shqetësime për një krizë globale ushqimore në sektorë të tjerë.

Kreu i Shoqatës së kultivuesve të Panxhar sheqerit në Gjermaninë Jugore, Stefan Streng, u shpreh se ka shumë fabrika të cilat varen 100% nga furnizimet me gaz.

Streng ndodhej në Gdansk, qyteti port i madh i Polonisë, për të marrë pjesë në Konfederatën Ndërkombëtare të kultivuesve europianë të panxharit. Ai tha se nëse nuk mund të kryenin dërgesat, përpunimi i panxharit do të ndikohej rëndë. Kjo sipas tij do të nënkuptonte se nuk do të kishte fare prodhim sheqeri. Panxhari nuk do të mund të përpunohej dhe e gjithë kjo do  të përkthehej në një fatkeqësi për industrinë e sheqerit.

Procesi i prodhimit të panxharit të sheqerit kërkon një sasi relativisht të madhe energjie për intervale të shkurtra kohore. 80% e ujit në panxhar sheqer duhet të nxirret nga panxhari për prodhimin e sheqerit. Ky proces i përpunimit duhet të përfundojë përpara se panxhari i sheqerit të bëhet i papërdorshëm me kalimin e kohës.

Shumica e energjisë së kërkuar për këtë proces vjen nga burimet e energjisë si qymyri, nafta ose gazi, tha Streng, me shumë fabrika të përpunimit të panxharit të sheqerit që varen plotësisht nga gazi, kështu që mungesa e gazit mund t'i bëjë fabrikat të paafta për të përpunuar panxharin e sheqerit.

Gjatë tre viteve të fundit, kërkesa për sheqer ka qenë më e lartë se prodhimi i sheqerit, shtoi Streng. Aktualisht situata tregon se nuk ka shumë stoqe në botë.

Sipas shifrave të dhëna nga Konfederata Ndërkombëtare e Kultivuesve Europianë të Panxharit, Bashkimi Europian është prodhuesi i tretë më i madh i sheqerit në botë. Panxhari i sheqerit përbën rreth 32% të furnizimit me sheqer në botë, burimi tjetër kryesor është kallam sheqeri. Izraeli dhe Egjipti ishin dy nga tregjet më të mëdha të eksportit në vitin 2018 për sheqerin europian.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat