Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2022, 13:54

Nxirren 23 ton mbeturina nga deti Jon - Pjesa më e madhe hidhet, ose braktiset nga peshkatarët

Nga SCAN TV

https://www.youtube.com/watch?v=DxG5isow8qU

Organizatat ndërkombëtare për ruajtjen e detit kanë nxjerrë mbi 23 ton mbeturina duke përfshirë dhe dhjetëra rrjeta të mëdha, nga thellësia e detit përreth ishullit grek të Itakës, në kuadër të një operacioni të madh pastrimi të detit në mbrojtje të jetës detare.

Një ditë përpara ditës botërore të Oqeaneve në 8 qershor – një ngjarje ndërkombëtare që syno ndërgjegjësimin mbi pasojat e veprave të njeriut në oqeane - 23.5 ton mbeturina përfshirë dhe 25 rrjeta të mëdha peshkimi u mblodhën nga zhytës vullnetarë nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Libani, Hungaria dhe Greqia në dy javët e fundit

Dhe peshkatarë vendas morën pjesë në këto operacione pastrimi. Rrjetat e braktisura, ose “rrjetat fantazmë” që njihen me këtë emër pasi janë pothuajse të padukshme nën ujë, fusin në kurth dhe vrasin kafshë deti çdo vit.

Zhytësit gërmuan në rërë në shtratin e detit për të nxjerrë rrjetat e gjata dhe të rënda. Më pas rrjetat u nxorën nga uji me anë të një vinçi, dhe u vendosën në kontejnerë. Ato do të merren dhe do të riciklohen nga kompania e tekstilit “Aquafil” dhe do të kthehen në fije që do të përdoren për të krijuar produkte si veshje dhe qilima.

Sipas organizatës “Healthy Seas” – dete të shëndetshme – pjesa më e madhe e mbeturinave janë hedhur nga një fermë peshku e cila është mbyllur aktualisht. Në një deklaratë për media organizata saktësoi se rreth 640 mijë ton pajisje peshkimi humbasin ose braktisen çdo vit në dete dhe oqeane; mbetje plastike që dëmtojnë jetën e detit dhe lënë mikroplastikë në ujë e cila përfundon në zinxhirin ushqimor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat