Ukraina, 80% rritje të eksporteve bujqësore - U regjistrua në muajin maj, por mbetet më e ulët se niveli i vitit 2021
Eksportet e drithërave, farave vajore dhe vajit të lulediellit të Ukrainës u rritën me 80% në muajin maj, 1.743 milion ton, por vëllimet janë ende dukshëm nën nivelin e eksporteve në po të njëjtën periudhë në vitin 2021. Ministria ukrainase e bujqësisë saktësoi se misri është dhe produkti më i eksportuar: 959 mijë ton, ndërsa eksportet e vajit të lulediellit arritën në 202.650 ton.
Ukraina eksportoi 2.245 milion ton misër dhe 501.800 ton vaj lule dielli në maj 2021.
Ministria ukrainase e bujqësisë konfirmoi se eksportet e grurit të Ukrainës kishin arritur në 47.2 milion ton deri më tani në sezonin 2021/22 korrik-qershor, duke përfshirë 148 mijë ton në pesë ditët e para të qershorit. Vëllimi i përgjithshëm përfshin 18.578 milion ton grurë, 22.4 milion ton misër dhe 5.7 milion ton elb.
Ukraina eksportoi deri në 6 milion ton drithëra një muaj përpara se Rusia të pushtonte vendin, por në muajt e fundit vëllimet kanë rënë në rreth 1 milion ton. Ukraina, një prodhues i madh bujqësor, dikur eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve detare, por si pasojë e luftës është e detyruar të eksportojë me tren nëpërmjet kufirit të saj perëndimor ose nëpërmjet porteve të vogla të lumit Danub.
Sipas autoriteteve ukrainase 709.600 ton mallra bujqësore u eksportuan me tren, 798.800 ton përmes porteve dhe trageteve të Danubit dhe 212.089 ton u eksportuan me kamionë. Një total prej 327.900 ton mallra u eksportuan nëpërmjet portit Izmail të Danubit, dhe 398 mijë ton përmes një porti tjetër të Danubit, Reni.
Të dhënat e ministrisë treguan se gjithsej 3.04 milionë ton mallra të ndryshme bujqësore janë eksportuar nga Ukraina në tre muajt e pushtimit rus. Zyrtarët e bujqësisë dhe transportit thanë se Ukraina synon të rrisë kapacitetin e eksportit në portet e lumit Danub, gjë që do të lejonte dërgimin e grurit në portet rumune të Detit të Zi.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=ZSY-Fnefwu0
Sondazh

Nxirren 23 ton mbeturina nga deti Jon - Pjesa më e madhe hidhet, ose braktiset nga peshkatarët
https://www.youtube.com/watch?v=DxG5isow8qU Organizatat ndërkombëtare për ruajtjen e detit kanë nxjerrë mbi 23 ton mbeturina duke përfshirë dhe dhjetëra......

Policia e Shtetit bëhet “elektrike” - Tender 502 milionë lekë për flotën e re
https://www.youtube.com/watch?v=5Ddacf_QG70 Policia e Shtetit do të marrë me qira 134 makina për të ushtruar veprimtarinë e saj për 4 vitet e ardhshme. Për......

Kjo ‘shtëpi lëvizëse’ me energji diellore është projektuar nga studentë! (FOTOT)
Studentët nga Universiteti Teknik i Eindhoven në Holandë kanë krijuar një ‘shtëpi lëvizëse’ me energji diellore, me formën e një pike të madhe loti. ......

Binance hedh poshtë akuzat se është një "qendër për hakerat, mashtruesit dhe trafikantët e drogës"!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, ka hedhur poshtë pretendimet se është një "qendër për hakerat, mashtruesit dhe trafikantët e drogës",......

Sa energji po prodhohet në kaskadën e lumit Drin? KESH publikon shifrat për të tre HEC-et!
Korporata Energjetike Shqiptare ka publikuar informacionin e përditësuar mbi prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin ku sipas së cilit shifrat përkatëse për......

Habit ekonomia shqiptare! BSH: Konsumatori dhe bizneset, më optimistë për ekonominë gjatë majit
https://www.youtube.com/watch?v=RHWgCBWzDfE Ekonomia shqiptare duket se ka surprizuar gjatë majit. Në vrojtimin më të fundit të biznesit dhe atë konsumator......

Studimi/ Mënyrat më të mira për t'i bërë njerëzit të bashkëpunojnë me ju!
Veprimi kolektiv është shpesh çelësi i ndryshimeve dramatike sociale ose mjedisore, pavarësisht nëse është reduktimi i ndotjes dhe mbeturinave, zvogëlimi i......

Pse mbledhjet dhe takimet e biznesit në këmbë janë më produktive?!
Hulumtimet nga një universitet amerikan sugjerojnë se qëndrimi në këmbë gjatë një takimi biznesi ose mbledhjeje në punë i bë njerëzit të jenë më të fokusuar,......