Rritet hendeku i pagave në SHBA - Në vitin 2021 fenomeni ishte më i ndjeshëm në kompanitë me paga të ulëta
Hendeku i pagave mes punëtoreve dhe drejtorëve ekzekutivë në 300 kompani me paga të ulëta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është rritur dhe më shumë në vitin 2021. Të dhënat u konfirmuan nga një studim i Institutit për Studimet e Politikave.
Hendeku mesatar rezultoi 670 me 1, nga 604 në 1 të një viti më parë, ndërsa 49 kompani kishin raport mbi 1000 me 1, sipas studimit. Paga mesatare e drejtorëve ekzekutivë në grup u rrit me 2.5 milionë dollarë në 10.6 milionë dollarë, ndërsa paga mesatare e punëtorëve u rrit 3.556 dollarë në 23.968 dollarë.
Këto përfundime do të shërbejnë në mënyrë që investitorët të përqendrohen dhe më shumë në kauzat e drejtësisë sociale si pjesë e agjendës së tyre mjedisore, sociale dhe të qeverisjes- ESG. Korporatat amerikane përballen me një valë të paprecedentë vendimesh të aksionerëve për këto çështje; dhe trajtimi i punëtorëve është një nga çështjet më të diskutuara.
Sipas Sarah Anderson, drejtoreshë në Projektin për Ekonominë globale, gjatë pandemisë punëtorët me paga të ulëta kanë treguar se sa thelbësorë janë ata për funksionimin e ekonomisë. Me rritjen e fitimeve në vitin 2021, korporatat patën një mundësi për të bërë një hap të madh drejt barazisë më të madhe të pagave, shtoi ajo.
Studimi zbuloi se në 106 prej kompanive, paga mesatare e punëtorëve nuk arriti të mbante ritmin me normën mesatare të inflacionit prej 4.7% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ky grup, 67 kompani shpenzuan së bashku 43.7 miliardë dollarë për blerjen e aksioneve gjatë kësaj periudhe, duke rritur pagën e drejtorëve ekzekutivë, bazuar në aksione.
Si pasojë, një numër në rritje i punëtorëve po marrin situatën në dorë dhe po përpiqen të zhvendosin vendet e punës në kërkim të pagave më të mira, kushteve të punës ose ekuilibrit mes punës dhe jetës, si pjesë e një fenomeni që aktualisht njihet si "Dorëheqja e Madhe".
Një sondazh global në muajin mars nga konsulentët PwC zbuloi se një në pesë punëtorë kishte "jashtëzakonisht" ose "shumë të ngjarë" të ndryshonte punëdhënësin në 12 muajt e ardhshëm.
Pandemia e COVID-19 ka çuar në rritjen e vëmendjes nga investitorët në mënyrën se si kompanitë trajtojnë stafin e tyre, megjithëse, siç u pa në takimin vjetor të fundit të Amazon, shumë prej tyre kanë kritikuar menaxherët për çështje të tilla.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=l2CBs1ldSiU
Sondazh

Ukraina, 80% rritje të eksporteve bujqësore - U regjistrua në muajin maj, por mbetet më e ulët se niveli i vitit 2021
Eksportet e drithërave, farave vajore dhe vajit të lulediellit të Ukrainës u rritën me 80% në muajin maj, 1.743 milion ton, por vëllimet janë ende dukshëm nën......

Nxirren 23 ton mbeturina nga deti Jon - Pjesa më e madhe hidhet, ose braktiset nga peshkatarët
https://www.youtube.com/watch?v=DxG5isow8qU Organizatat ndërkombëtare për ruajtjen e detit kanë nxjerrë mbi 23 ton mbeturina duke përfshirë dhe dhjetëra......

Policia e Shtetit bëhet “elektrike” - Tender 502 milionë lekë për flotën e re
https://www.youtube.com/watch?v=5Ddacf_QG70 Policia e Shtetit do të marrë me qira 134 makina për të ushtruar veprimtarinë e saj për 4 vitet e ardhshme. Për......

Kjo ‘shtëpi lëvizëse’ me energji diellore është projektuar nga studentë! (FOTOT)
Studentët nga Universiteti Teknik i Eindhoven në Holandë kanë krijuar një ‘shtëpi lëvizëse’ me energji diellore, me formën e një pike të madhe loti. ......

Binance hedh poshtë akuzat se është një "qendër për hakerat, mashtruesit dhe trafikantët e drogës"!
Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë, ka hedhur poshtë pretendimet se është një "qendër për hakerat, mashtruesit dhe trafikantët e drogës",......

Sa energji po prodhohet në kaskadën e lumit Drin? KESH publikon shifrat për të tre HEC-et!
Korporata Energjetike Shqiptare ka publikuar informacionin e përditësuar mbi prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin ku sipas së cilit shifrat përkatëse për......

Habit ekonomia shqiptare! BSH: Konsumatori dhe bizneset, më optimistë për ekonominë gjatë majit
https://www.youtube.com/watch?v=RHWgCBWzDfE Ekonomia shqiptare duket se ka surprizuar gjatë majit. Në vrojtimin më të fundit të biznesit dhe atë konsumator......

Studimi/ Mënyrat më të mira për t'i bërë njerëzit të bashkëpunojnë me ju!
Veprimi kolektiv është shpesh çelësi i ndryshimeve dramatike sociale ose mjedisore, pavarësisht nëse është reduktimi i ndotjes dhe mbeturinave, zvogëlimi i......