Europa Postuar më 7 Qershor 2022, 14:13

BE, marrëveshje për karikuesin universal - Do të jetë vetëm një që do përdoret për celular, tablet dhe aparate digjitale

Nga SCAN TV

https://www.youtube.com/watch?v=n02R-pUlgMc

Bashkimi europian ka arritur një marrëveshje politike për krijimin e një karikuesi universal baterish për të gjithë telefonat celularë, tabletet dhe fotokamerat digjitale. Lajmi u konfirmua nga komisioni për tregun e brendshëm i Parlamentit Europian.

Direktiva parashikon përdorimin e një pike të përbashkët karikimi USB – C për të gjitha pajisjet celulare dhe për të bërë protokollet e softuerit të karikimit të ndërveprueshëm ndërmjet markave. Me objektivin për të reduktuar mbeturinat elektronike, do të ndalohet dhe shitja e karikuesve të rinj të baterive për cdo pajisje celulari: konsumatorët do të kenë mundësi të përdorin kabllot e vjetra.

Masa e re ka të bëjë sidomos me Apple, që ka karikues të ndryshëm për pajisjet e tij. Gjithashtu do të aktivizohet një teknologji për rikarikimin e shpejtë të harmonizuar si dhe për ndarjen e shitjes së karikuesve nga shitja e pajisjeve.

Parlamenti europian dhe komisioni për tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorit kanë kërkuar në dekadën e fundit një zgjidhje të përbashkët për karikuesit duke i bërë apel të vazhdueshëm komisionit për të vepruar. Propozimi legjislativ nga ana e komisionit europian u prezantua në 23 shtator 2021, bëhet fjalë për rishikimin e direktivës për aparaturat radiofonike.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat