Sa po importon ndërtimi në Shqipëri? - Marsi, “pik” blerjesh. Ndikimi i konfliktit dhe projeksionet 2022
Shqipëria importon materiale ndërtimi dhe metale nga 60 shtete të botës, nga çdo kontinent. Portofoli i këtij sektori është diversifikuar edhe më shumë këtë vit, si pasojë edhe e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe si pasojë e rritjes globale të inflacionit.
Në 4 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka importuar 46.3 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, duke njohur një rritje me 14.3 miliardë lekë më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti të kaluar.
Rritja nuk është vetëm në vlerë monetare si pasojë e rritjes së çmimeve por edhe në peshë. Nëse analizojmë shifrat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve ka prodhuar një nxitim të kompanive për të blerë materiale ndërtimi dhe hekur.
Ukraina është një prej vendeve eksportuese më të rëndësishme në botë për hekurin, që përbën një lëndë bazë për ndërtimet. Muaji mars i këtij viti rezulton të jetë muaji kur janë bërë më shumë blerje nga ky grup-mallrash. E po ashtu, rezulton një muaj ku në listën e vendeve nga ku importon Shqipëria, të shtohen edhe vende që nuk kanë qenë më parë.
Nëse analizojmë shifrat, këtë vit Shqipëria është detyruar të ulë ndjeshëm importin e materialeve të ndërtimit dhe metaleve nga Ukraina, duke e orientuar importin në vende të tjera.
Nga 618.5 milionë lekë që importonte nga ky grumallrash në janar të këtij viti nga Ukraina, në muajin mars Shqipëria importoi vetëm 10 milionë lekë; pra një rënie me 608 milionë lekë. Rënia vijoi më tej edhe në muajin prill.
Por si e zëvëndësoi Shqipëria tregun e munguar të Ukrainës?
Nëse analizojmë shifrat, Shqipëria jo vetëm e ka zëvëndësuar këtë treg me Kinën, Greqinë, Francën e Spanjën, nga ku rezulton se ka një rritje të ndjeshme të importeve, por edhe ka rritur ndjeshëm volumin total të tyre në krahasim me më parë .
Rritjen më të madhe të importeve Shqipëria e njohur me Kinën. Në muajin mars, Shqipëria importoi nga Kina materiale ndërtimi dhe metale me një vlerë prej 1 miliardë lekësh, duke njohur rritje me rreth 600 milionë lekë krahasuar më muajin paraardhës.
Ritmet e larta vijuan edhe në muajin prill 2022. Po ashtu, Shqipëria rriti ndjeshëm importet nga Greqia ku në muajin mars mori 600 milionë lekë më shumë se në muajin shkurt.
Dyfishim të importeve Shqipëria njohur edhe me Francën dhe Hong-Kongun. Në listën e vendeve më të cilat Shqipëria njohu rritje të importeve të materialeve të ndrëtimit dhe metaleve janë edhe Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Spanja, Mbretëria e Bashkuar etj.
Në këtë mënyrë, rezulton se Shqipëria jo vetëm ka riorientuar blerjet e metaleve dhe materialeve të ndërtimit por paralelisht ka rritur edhe blerjen e tyre. Projeksionet globale flasin për një përshpejtim të sektorit të ndërtimit gjatë këtij viti.
E kjo po sjell e do të vijojë të sjellë një rritje të kërkesës për materialet e ndërtimit si çimento apo hekur. Në këtë mënyrë, kjo prodhon rritje të çmimit; një rritje së cilës i mbivendoset gjithashtu edhe konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë, presioni mbi zinxhirin e furnizimit apo rritja e kostove të transportit.
Një rritje e shpejtë e çmimeve në këto kushte, sjell direkt pasoja për kontraktorët, sidomos tek ata që nuk kanë blerë sasi të mëdha të lëndëve bazë me çmime të normalizuara, duke i detyruar që të rishikojnë kontratat e nënshkruara.
Në këto kushte, ndërtuesit në Shqipëri dhe në botë, gjenden para tre lëvizjeve; të parashikojnë në kontrata luhatjen e çmimeve, të bëjnë blerje paraprake në sasi të mëdha që të krijojnë rezerva si dhe të shohin opsione zëvëndësuese më të përballueshme, pa sakrifikuar cilësinë apo sasinë e lëndëve të para në projektet e tyre.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=_FUlZPQiVTY
Sondazh

BE, marrëveshje për karikuesin universal - Do të jetë vetëm një që do përdoret për celular, tablet dhe aparate digjitale
https://www.youtube.com/watch?v=n02R-pUlgMc Bashkimi europian ka arritur një marrëveshje politike për krijimin e një karikuesi universal baterish për të......

Europë, industria e sheqerit në krizë - Fabrikat për përpunimin e panxharit të sheqerit varen nga gazi!
https://www.youtube.com/watch?v=v4EstCVgFNU Shfaqet gjithnjë e më shqetësuese situata në industritë e sheqerit, për faktin se reduktimi i furnizmit me gaz do......

Rusia ndalon furnizimin me gaz në lindje - Ndërpritet fluksi në gazsjellësin Yamal–Europë, nga Gjermania në Poloni!
Flukset e gazit drejt lindjes nëpërmjet gazsjellësit Yamal – Europë nga Gjermania në Poloni ndaluan ditën e sotme, sipas të dhënave nga operatorët e......

Çmimet e naftës regjistrojnë rritje - Për shkak të lehtësimit të kufizimeve COVID-19 në Kinë dhe furnizimet e pakta
https://www.youtube.com/watch?v=lfxO9vAWNsE Çmimet e naftës u rritën të martën si pasojë e një rikuperimi të pritshëm të kërkesës në Kinë, ndërsa ekonomia e......

FAO paralajmëron për krizë ushqimore - “Stabiliteti i dhjetëra vendeve është në rrezik”
Shumë shpejt pritet një krizë ushqimore e përhapur në një moment që uria kërcënon stabilitetin në dhjetëra vende. Alarmi është dhënë nga FAO dhe Programi......

Rritet hendeku i pagave në SHBA - Në vitin 2021 fenomeni ishte më i ndjeshëm në kompanitë me paga të ulëta
Hendeku i pagave mes punëtoreve dhe drejtorëve ekzekutivë në 300 kompani me paga të ulëta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është rritur dhe më shumë në......

Ukraina, 80% rritje të eksporteve bujqësore - U regjistrua në muajin maj, por mbetet më e ulët se niveli i vitit 2021
Eksportet e drithërave, farave vajore dhe vajit të lulediellit të Ukrainës u rritën me 80% në muajin maj, 1.743 milion ton, por vëllimet janë ende dukshëm nën......

Nxirren 23 ton mbeturina nga deti Jon - Pjesa më e madhe hidhet, ose braktiset nga peshkatarët
https://www.youtube.com/watch?v=DxG5isow8qU Organizatat ndërkombëtare për ruajtjen e detit kanë nxjerrë mbi 23 ton mbeturina duke përfshirë dhe dhjetëra......