“Mëngjesi britanik”, gjithnjë e më i shtrenjtë - Kostoja mesatare e përbërësve të zakonshëm u rrit me 22%

Çmimi i një vakti mëngjesi në Angli është tashmë në nivele rekord duke dalë “jashtë kontrollit” pavarësisht ngadalësimit të lehtë të inflacionit. Kostoja mesatare e përbërësve të nevojshëm për të përgatitur një mëngjes u rrit më shumë se 22% krahasuar me një vit më parë.
Indeksi i vaktit të mëngjesit përmbledh të dhëna nga Zyra e Statistikave të Britanisë, duke analizuar çmimet e sallamit, proshutës, vezëve, bukës, gjalpit, domateve, kërpudhave, qumështit, çajit dhe kafesë. Siç u theksua, nuk ekziston mundësia e “qetësisë” për familjet që kanë probleme me çmimet e larta të ushqimeve.
Ekonomistët në vend shprehen se kriza e kostos së jetesës ekziston, me konsumatorët që shpenzojnë më shumë për gjërat thelbësore. Ky sipas tyre është një lajm i keq për industritë më të gjera të shitjes me pakicë dhe ato argëtuese.
Qumështi regjistroi rritjen më të madhe të çmimit, duke u rritur me 50% nga një vit më parë. Pasuan vezët dhe gjalpi, ndërsa kafeja dhe çaji patën gjithashtu rritje të mëdha. Supermarketet janë nën presion pasi balancojnë kostot më të larta me nevojën për të tërhequr klientët.
Tensionet midis shitësve me pakicë dhe furnitorëve janë gjithashtu të larta në Mbretërinë e Bashkuar dhe blerësit po zgjedhin më shumë produktet të markave jo shumë të njohura për të kursyer para.
Edhe supermarketet franceze janë nën presionin e inflacionit. Ministri i Financave Bruno Le Maire do të takohet me tregtarët e vendit për të diskutuar mënyrat për të ulur çmimet e mallrave bazë në dyqanet e tyre.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Reforma e tregut të energjisë në Gjermani - Mbështetje më e madhe për furnizimet me energji të rinovueshme
Gjermania do të bëjë pjesën më të madhe të punës këtë vit për të përgatitur tregun e saj të energjisë për mbështetje më të madhe në furnizimet me energji të......

Projekti i ri bërthamor në Britani kushton 40 mld dollarë - Kostoja, 30% më e shtrenjtë se vlerësimi më i fundit i buxhetit
Impianti i ri bërthamor i kompanisë franceze EDF në Anglinë jugperëndimore mund të kushtojë pothuajse 30% më shumë se vlerësimi i fundit i buxhetit të tij,......

Rregulla të reja për kapitalin kripto në BE - Bankat shprehën interes për të ofruar shërbime në lidhje me to
Rregulla të ashpra të kapitalit për bankat që zotërojnë kriptoasete duhet të vendosen sa më shpejt në ligjin bankar në pritje të Bashkimit Europian. Kjo nëse......

Vendet më të mira europiane që flasin disa gjuhë të huaja – Ku renditet Shqipëria?!
21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumë-gjuhësinë, por cilat vende janë......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e parë të sigurisë më Mbretërinë e Arabisë Saudite!
Ministri i Brendshëm i vendit Bledi Çuçi ka bërë me dije se me ftesë të Princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz në një vizitë zyrtare u nënshkrua......

BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën!
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord për një kurs të përbashkët në politikën për klimën. "Ka ende pengesa, por ne do t'i......

BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike!
BE zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tre zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca,......

20 rastet e famshme të spiunazhit industrial që tronditën botën ekonomike
Spiunazhi i korporatave, i cili përfshin mbikëqyrjen e fshehtë, vjedhjen e dokumenteve dhe hakerimin e kompjuterave, është një kërcënim për të gjithë sektorët......