Reforma e tregut të energjisë në Gjermani - Mbështetje më e madhe për furnizimet me energji të rinovueshme

Gjermania do të bëjë pjesën më të madhe të punës këtë vit për të përgatitur tregun e saj të energjisë për mbështetje më të madhe në furnizimet me energji të rinovueshme deri në fund të dekadës. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, u shpreh se vendi synon të riparojë tregun me 550 teravat orë në vit, ndërsa kërkesa rritet dhe prodhimi zhvendoset në burime të tjera. E gjitha kjo në një moment që ekonomia më e madhe e Europës largohet nga lëndët djegëse fosile sipas angazhimeve të saj klimatike. Minsitri i ekonomisë premtoi se puna më e madhe do të kryhet brenda vitit 2023.
Qëllimi i Berlinit është të prodhojë 80% të energjisë elektrike nga era dhe dielli deri në vitin 2030, një objektiv që është bërë më i ngutshëm që nga rënia e eksporteve ruse të karburanteve fosile në Gjermani vitin e kaluar.
Për të mbështetur luhatjet në energjinë e gjelbër, pasi prodhimi bërthamor dhe qymyri po hiqetn gradualisht, qeveria do të përgatisë tenderat për kapacitetin e energjisë me gaz. Një strategji për tenderat do të jetë gati këtë tremujor dhe më vonë gazi do të zëvendësohet me alternativa me më pak karbon, si hidrogjeni i prodhuar nga energjia e pastër nëpërmjet elektrolizës.
Një sfidë tjetër do të jetë rritja e njëkohshme e kërkesës për energji për automjetet elektrike dhe pompat e nxehtësisë. Plani i Gjermanisë mund ta veçojë atë nga disa vende të tjera të Bashkimit Europian që ruajnë burime më të qëndrueshme të energjisë.
Përfaqësuesit e industrisë thanë se Gjermania duhet të jetë pragmatike dhe mund të mësojë nga përvojat diku tjetër. Britania prezantoi të ashtuquajturin treg kapacitetesh në 2014 - ën për të joshur investitorët në burimet e rinovueshme dhe për të ulur ndjeshëm intensitetin e qymyrit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Projekti i ri bërthamor në Britani kushton 40 mld dollarë - Kostoja, 30% më e shtrenjtë se vlerësimi më i fundit i buxhetit
Impianti i ri bërthamor i kompanisë franceze EDF në Anglinë jugperëndimore mund të kushtojë pothuajse 30% më shumë se vlerësimi i fundit i buxhetit të tij,......

Rregulla të reja për kapitalin kripto në BE - Bankat shprehën interes për të ofruar shërbime në lidhje me to
Rregulla të ashpra të kapitalit për bankat që zotërojnë kriptoasete duhet të vendosen sa më shpejt në ligjin bankar në pritje të Bashkimit Europian. Kjo nëse......

Vendet më të mira europiane që flasin disa gjuhë të huaja – Ku renditet Shqipëria?!
21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumë-gjuhësinë, por cilat vende janë......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e parë të sigurisë më Mbretërinë e Arabisë Saudite!
Ministri i Brendshëm i vendit Bledi Çuçi ka bërë me dije se me ftesë të Princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz në një vizitë zyrtare u nënshkrua......

BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën!
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord për një kurs të përbashkët në politikën për klimën. "Ka ende pengesa, por ne do t'i......

BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike!
BE zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tre zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca,......

20 rastet e famshme të spiunazhit industrial që tronditën botën ekonomike
Spiunazhi i korporatave, i cili përfshin mbikëqyrjen e fshehtë, vjedhjen e dokumenteve dhe hakerimin e kompjuterave, është një kërcënim për të gjithë sektorët......

Dollari amerikan fiton pikë ndërsa monedha europiane dobësohet ndjeshëm!
Dollari amerikan është forcuar sërish këtë mëngjes teksa blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......