Projekti i ri bërthamor në Britani kushton 40 mld dollarë - Kostoja, 30% më e shtrenjtë se vlerësimi më i fundit i buxhetit

Impianti i ri bërthamor i kompanisë franceze EDF në Anglinë jugperëndimore mund të kushtojë pothuajse 30% më shumë se vlerësimi i fundit i buxhetit të tij, pasi inflacioni e rrit çmimin në pothuajse 40 miliardë dollarë. Britania planifikon të ndërtojë centrale të reja bërthamore për të rritur sigurinë e saj energjetike dhe për të ndihmuar në përmbushjen e një objektivi për emetimet neto zero deri në vitin 2050.
EDF paralajmëroi në një prezantim të rezultateve, se kostoja e projektit ‘Hinkley Point C’, centrali i parë i ri bërthamor i Britanisë në më shumë se dy dekada, "mund të arrijë në 32.7 miliardë paund" bazuar në indekset e inflacionit që nga 30 qershori 2022.
Vlerësimi i kostos së tij më parë prej 25-26 miliardë paund u bazua në çmimet e vitit 2015. EDF po ndërton fabrikën me CGN – në e Kinës, e cila ka 33.5% të aksioneve në projekt.
Sipas marrëveshjes së kompanive, kostot më të larta nënkuptojnë se EDF mund t'i kërkojë CGN-së të vendosë më shumë kapital në Hinkley, por EDF tha se "probabiliteti që CGN të mos financojë projektin pasi të ketë arritur kufirin e saj të kapitalit, është i lartë". Kjo do të thotë se EDF do të duhet të ndërhyjë për të përballuar kostot shtesë në vend të CGN.
EDF është në procesin e shtetëzimit nga qeveria franceze, një hap i parë në një plan për të riinvestuar në biznesin e saj bërthamor dhe për ta rikthyer kompaninë e ngarkuar me borxhe në rrugën e duhur. Kompania javën e kaluar raportoi një humbje neto rekord prej 19.1 miliardë dollarësh. Ministrja franceze e Energjisë Agnes Pannier-Runacher tha se qeveria mbështet plotësisht kompaninë, megjithëse ajo nuk iu referua në mënyrë specifike projektit të Mbretërisë së Bashkuar.
EDF po synon ende një datë fillimi të qershorit 2027 për të parën nga dy njësitë në fabrikë, por paralajmëroi se ekziston rreziku i një vonese të mëtejshme 15-mujore për të dyja njësitë, nëse bllokimet e vendosura nga qeveria ose lufta në Ukrainë ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Projekti është tashmë me një dekadë vonesë, me EDF që fillimisht tha se do të furnizonte shtëpitë britanike në 2017 - ën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rregulla të reja për kapitalin kripto në BE - Bankat shprehën interes për të ofruar shërbime në lidhje me to
Rregulla të ashpra të kapitalit për bankat që zotërojnë kriptoasete duhet të vendosen sa më shpejt në ligjin bankar në pritje të Bashkimit Europian. Kjo nëse......

Vendet më të mira europiane që flasin disa gjuhë të huaja – Ku renditet Shqipëria?!
21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumë-gjuhësinë, por cilat vende janë......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e parë të sigurisë më Mbretërinë e Arabisë Saudite!
Ministri i Brendshëm i vendit Bledi Çuçi ka bërë me dije se me ftesë të Princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz në një vizitë zyrtare u nënshkrua......

BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën!
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord për një kurs të përbashkët në politikën për klimën. "Ka ende pengesa, por ne do t'i......

BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike!
BE zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tre zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca,......

20 rastet e famshme të spiunazhit industrial që tronditën botën ekonomike
Spiunazhi i korporatave, i cili përfshin mbikëqyrjen e fshehtë, vjedhjen e dokumenteve dhe hakerimin e kompjuterave, është një kërcënim për të gjithë sektorët......

Dollari amerikan fiton pikë ndërsa monedha europiane dobësohet ndjeshëm!
Dollari amerikan është forcuar sërish këtë mëngjes teksa blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Parashikohet rritje e çmimeve në javët në vijim
Tregu i naftës po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA. Në......