Vendet më të mira europiane që flasin disa gjuhë të huaja – Ku renditet Shqipëria?!
21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumë-gjuhësinë, por cilat vende janë më të mirat për të folur më shumë se një gjuhë?
Në përgjithësi, europianët janë mjaft të mirë në gjuhë: rreth 65 % e popullsisë së kontinentit mund të flasë të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare. Për krahasim, vetëm rreth 20 % e të rriturve në SHBA janë në gjendje.
Ka ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve. Vendet nordike shkëlqejnë në dygjuhësi, ndërsa Europa Jugore lufton pak më shumë. Ndoshta nuk është befasi, vendet ku anglishtja është gjuha amtare nuk duket se janë të interesuara për të mësuar një gjuhë të huaj, me vetëm 50 % të irlandezëve që flasin një gjuhë tjetër, dhe rezultati më i keq në Europë i atribuohet Britanisë së Madhe, në një nivel të ulët: 34 %. Shqipëria renditet e 4-ta me vetëm 40 % të popullsisë që flet më shumë se një gjuhë të huaj veç asaj amtare.
Përqindja e të rriturve që flasin më shumë se një gjuhë
Burimi: Eurostat, 2016
Të jesh i rrjedhshëm në disa gjuhë është një aftësi që shpesh vlerësohet në botën profesionale. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar rreth kulturave të ndryshme dhe për të qenë në gjendje të komunikoni me njerëz nga e gjithë bota. Ka dy mënyra kryesore se si njerëzit bëhen dygjuhësh: ose duke lindur në një familje dygjuhëshe, ose duke mësuar një gjuhë të dytë në shkollë ose edhe më vonë në jetë, për shembull kur udhëtojnë.
Ajo që specialistët bien dakord është se sa më herët të mësohet një gjuhë e dytë, aq më e lehtë është ta zotërosh atë. Ekzistojnë dy teknika kryesore të rekomanduara nga ekspertët e zhvillimit të gjuhës për prindërit:
E para është të mësohet gjuha e pakicës në shtëpi. Për shembull, merrni dy prindër gjermanë që rritin fëmijët e tyre në Suedi. Ata do të flasin vetëm gjermanisht në shtëpi dhe do t'i lënë fëmijët e tyre të flasin rrjedhshëm suedishten duke u ekspozuar ndaj gjuhës kudo jashtë shtëpisë së tyre. Teknika tjetër e zakonshme quhet "një person-një gjuhë".
Ju mund të keni dëgjuar aksiomën "fëmijët dygjuhësh kanë një vonesë në të folur". Epo, është pjesërisht e vërtetë: fëmijët që mësojnë dy gjuhë (ose më shumë) që nga lindja fitojnë të njëjtën sasi të fjalorit të përgjithshëm si bashkëmoshatarët e tyre një-gjuhësh në të njëjtën moshë, por numri i fjalëve që ata dinë ndahet në dy gjuhë.
Kur flasin vetëm një, mund të duket se u mungon ai që konsiderohet të jetë një sasi normale e fjalorit për moshën e tyre, gjë që do të ishte rasti nëse do të dinin vetëm një gjuhë. Kjo pabarazi zbehet me shpejtësi ndërsa fëmija vazhdon të rritet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e parë të sigurisë më Mbretërinë e Arabisë Saudite!
Ministri i Brendshëm i vendit Bledi Çuçi ka bërë me dije se me ftesë të Princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz në një vizitë zyrtare u nënshkrua......

BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën!
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord për një kurs të përbashkët në politikën për klimën. "Ka ende pengesa, por ne do t'i......

BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike!
BE zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tre zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca,......

20 rastet e famshme të spiunazhit industrial që tronditën botën ekonomike
Spiunazhi i korporatave, i cili përfshin mbikëqyrjen e fshehtë, vjedhjen e dokumenteve dhe hakerimin e kompjuterave, është një kërcënim për të gjithë sektorët......

Dollari amerikan fiton pikë ndërsa monedha europiane dobësohet ndjeshëm!
Dollari amerikan është forcuar sërish këtë mëngjes teksa blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Parashikohet rritje e çmimeve në javët në vijim
Tregu i naftës po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA. Në......

Dollari, në nivelin më të lartë në 6 javë - Mbështetet nga pritshmëritë se FED do të rrisë interesat
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por investitorët po tregohen të kujdesshëm sepse po presin të dhënat ekonomike për......

Tensionet gjeopolitike rrëzojnë tregjet - Putin dhe Biden pritet të mbajnë fjalime në lidhje me luftën në Ukrainë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin fitimet tremujore të disa korporatave dhe procesverbalin e takimit të......