Rregulla të reja për kapitalin kripto në BE - Bankat shprehën interes për të ofruar shërbime në lidhje me to

Rregulla të ashpra të kapitalit për bankat që zotërojnë kriptoasete duhet të vendosen sa më shpejt në ligjin bankar në pritje të Bashkimit Europian. Kjo nëse Europa dëshiron të shmangë humbjen e një afati të rënë dakord globalisht, sipas ekzekutivit të bllokut.
Komiteti global i Bazelit i rregullatorëve bankarë nga qendrat kryesore financiare të botës ka vendosur një afat kohor deri në janar 2025 për zbatimin e kërkesave për kapital për ekspozimet e bankave ndaj kriptoaseteve të tilla si stablecoins dhe bitcoin.
Në një dokument të verifikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, komisioni europian shprehet se për momentin, bankat kanë ekspozime shumë të ulëta ndaj kripto-aktiveve dhe vetëm një përfshirje të kufizuar në ofrimin e shërbimeve të lidhura me kripto-asetet. Bankat kanë shprehur interes për tregtimin e kripto-aseteve në emër të klientëve të tyre dhe për të ofruar shërbime të lidhura me ‘to.
Standardet e Bazelit zbatohen në BE me një ligj, dhe një vonesë mund të nënkuptojë që bankat duhet të presin më gjatë për të hyrë në kriptomarket pasi rregullat e veçanta të BE-së për tregtimin e kriptoaseteve hyjnë në fuqi në 2024-ën.
Për të zbatuar rregullat e kriptove të Bazelit, BE-ja ose mund të propozojë një ligj të ri, ose të zgjerojë ligjin bankar që po finalizon tani, siç kërkohet nga Parlamenti Europian.
Parlamenti dhe shtetet e BE-së të njëjtin qëndrim për ligjin bankar dhe do të fillojnë të negociojnë tekstin përfundimtar, i cili mund të përfshijë dispozitat për kriptoasetet.
Kjo do t'u jepte bankave qartësi mbi kërkesat e tyre për ekspozimet ndaj aktiveve kripto dhe do të siguronte që rreziqet që rrjedhin nga këto të adresohen në mënyrë adekuate, thuhet në dokumentin e Komisionit Europian.
Një projektligj i veçantë nuk do të dalë deri në fund të vitit 2023. Parlamenti shkon në votime në mesin e vitit 2024, duke e bërë më të vështirë miratimin e një ligji të ri në kohë për vitin 2025.
Dokumenti i Komisionit sugjeron gjithashtu që Autoriteti Bankar Evropian i bllokut EBA, mund të koordinohet me mbikëqyrësin e letrave me vlerë të BE-së ESMA për të siguruar që kriptoasetet janë kategorizuar siç duhet.
Bazel ka vendosur tarifa ndëshkuese për kapitalin për kriptovalutat e pambështetura si bitcoin, dhe tarifa më pak konservatore për monedhat e qëndrueshme. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të mandatohet EBA, në bashkëpunim me ESMA, për të hartuar një listë se si kategorizohen kriptoasetet ekzistuese.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vendet më të mira europiane që flasin disa gjuhë të huaja – Ku renditet Shqipëria?!
21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumë-gjuhësinë, por cilat vende janë......

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e parë të sigurisë më Mbretërinë e Arabisë Saudite!
Ministri i Brendshëm i vendit Bledi Çuçi ka bërë me dije se me ftesë të Princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz në një vizitë zyrtare u nënshkrua......

BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën!
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord për një kurs të përbashkët në politikën për klimën. "Ka ende pengesa, por ne do t'i......

BE krijon rezerva emergjente shtesë kundër rreziqeve bërthamore e kimike!
BE zgjeron rezervat strategjike për rreziqet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN) në tre zona të reja në Evropë. Përveç Finlandës, Franca,......

20 rastet e famshme të spiunazhit industrial që tronditën botën ekonomike
Spiunazhi i korporatave, i cili përfshin mbikëqyrjen e fshehtë, vjedhjen e dokumenteve dhe hakerimin e kompjuterave, është një kërcënim për të gjithë sektorët......

Dollari amerikan fiton pikë ndërsa monedha europiane dobësohet ndjeshëm!
Dollari amerikan është forcuar sërish këtë mëngjes teksa blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Parashikohet rritje e çmimeve në javët në vijim
Tregu i naftës po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA. Në......

Dollari, në nivelin më të lartë në 6 javë - Mbështetet nga pritshmëritë se FED do të rrisë interesat
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por investitorët po tregohen të kujdesshëm sepse po presin të dhënat ekonomike për......