Më pak fatalitete nga shkaqet natyrale/ Instat: Rritet pesha e vetëvrasjeve dhe aksidenteve në humbjet e jetëve.
Të dhënat demografike të publikuara nga INSTAT për vitin 2022, flasin për një rënie të numrit total të fatalitetve në vendin tonë. Numri i humbjeve gjatë vitit të kaluar ishte rreth 24,000, duke konstatuar kështu një rënie prej 21.3%, krahasuar me vitin 2021. Përkatësisht rreth 13,000 meshkuj dhe 11,000 femra kanë humbur jetën një vit më parë dhe grupmoshat i përkasin intervalit 74 deri në 85+ vjeç, të cilat përbëjnë mesatarisht 77% të fataliteteve totale.
'Scan Intel' ka analizuar të dhënat zyrtare nga INSTAT rreth shkaqeve të fataliteteve, ku kryesoret renditen ato natyrale dhe aksidentet. Rikujtojmë se me termin “Shkak të fataliteteve” do të kuptojmë sëmundjen ose simptomën që ka kontribuar në humbjen e jetëve, si dhe rrethanat e aksidentit që kanë shkaktuar këto trauma. Sipas shifrave, vihet re se nga totali i humbjes së jetëve të regjistruara, 97% ndodhin për shkaqe natyrale, 2% si pasojë e aksidenteve dhe 0.8% nga vetëvrasjet.
Por, si kanë ndryshuar shkaqet e këtyre fataliteteve nga viti 2022 në vitin 2021? Ajo që vihet re është se fatalitetet që shkaktohen nga shkaqet natyrale kanë rënë me 0.3 pikë përqindje, ndërkohë që janë rritur rastet e fataliteteve që janë shkaktuar nga aksidentet dhe vetëvrasjet.
Më konkretisht, pesha e fataliteteve nga aksidentet është rritur me 0.2 pikë përqindje, ndërkohë pesha e fataliteteve nga vetëvrasjet është rritur me 0.1 pikë. Nga ana tjetër, fatalitetet e shkaktuara nga vrasjet nuk kanë pësuar ndryshim, ato mbeten në nivelin e 0.2% të fataliteteve gjithsej.
Në vitin 2022, numri i vdekjeve foshnjore është 161. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rret lindjes (perinatale)” me 52.8% dhe “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 21.1% të vdekjeve gjithsej të regjistruara të kësaj grupmoshe
Sondazh
Dhuna në familje, 68.9% e rasteve nga bashkëshorti/ Durrësi regjistron numrin më të lartë, kuksianët 'larg' dhunës
‘Instituti i Statisitikave’ raporton se gjatë dy viteve të fundit, 2021-2022, rastet e evidentuara nga policia për dhunën e ushtruar në familje kanë......
Konsumatorët "i largohen" blerjeve të mëdha/ Treguesi i besimit në ekonomi në rënie, optimist vetëm ndërtimi
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike vijon rënien edhe në muajin nëntor......
Shqiptarët, pronarë. Europianët, me qira/ Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......
Nafta, produkt luksi për shqiptarët/ Shqipëria e para në rajon me çmimin më të lartë
Tregu global i naftës është paraqitur i paqëndrueshëm përgjatë kohëve të fundit, për shkak të disa faktorëve që kanë ndikuar kërkesën dhe furnizimin e tregut,......
Studentët shqiptarë në Amerikë/ Kryesojmë rajonin me 1,087 të rinj që studiojnë në SHBA, rreth 4.3% më shumë të diplomuar se vjet
Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. 'Scan Intel' këtë herë......
Shëndetësia, Shqipëria e fundit në rajon/ Eurostat: Shpenzimet sa 3.1% e PBB-së, mesatarja e BE-së rreth 8.5%
Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes......
Shqiptarët i thonë ‘jo' azilit? Rreth 50% më pak aplikime në muajin Shtator
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Shtator të këtij viti, konstatojnë një përgjysmim të......
Çmimet, Shqipëria "parakalon" Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......