Dhuna në familje, 68.9% e rasteve nga bashkëshorti/ Durrësi regjistron numrin më të lartë, kuksianët 'larg' dhunës

‘Instituti i Statisitikave’ raporton se gjatë dy viteve të fundit, 2021-2022, rastet e evidentuara nga policia për dhunën e ushtruar në familje kanë regjistruar vlerën më të lartë që nga viti 2013. Ekzaktësisht, në vitin 2022 janë evidentuar 4,827 raste nga policia, nga të cilat 12 prej tyre kanë rezultuar fatale. Shifrat për vitin 2022 tregojnë se autorë të këtyre veprave janë 4,946 individë dhe janë regjistruar gjithsej 2,940 kërkesa për urdhër mbrojtje. Theksojmë se: “Dhunë në familje” nënkupton të gjitha aktet e dhunës fizike, seksuale, dhe psikologjike që ndodhin brenda familjes.
Ndërkohë, sipas statistikave të INSTAT mbi krimet dhe drejtësinë penale, veprat penale të evidentuara kanë rënë me 4.8% në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, por vepra të tilla si “Dhuna në familje” dhe “Krime seksuale” janë rritur përkatësisht me 24.3% dhe 15.7% (shiko këtu).
‘Scan Intel’ e ka vijuar më tej këtë analizë duke përpunuar të dhënat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë për rastet e dhunës vetëm ndaj grave, të cilat janë paraqitur në gjykatë. Të dhënat e marra në analizë i referohen rasteve të dhunës sipas rretheve gjyqësore për vitin 2021.
Shifrat tregojnë se dhuna e ushtruar drejt grave ka qenë më e lartë në qarkun e Durrësit ku 411 gra i janë drejtuar gjykatës për ndihmë. Më pas renditet qarku i Tiranës me 313 raste, ai i Fierit me 192 raste dhe i Elbasanit me 167 raste. Më pak raste dhune janë paraqitur në gjykatat e rretheve gjyqësore si Përmet, Shkodër, Tropojë, Dibër dhe Mat. Ndërkohë, në qarkun e Kukësit nuk ka rezultuar asnjë çështje gjyqësore për dhunën ndaj grave. Theksojmë se kjo është vetëm dhuna e dokumentuar në institucionet e drejtësisë, pa marrë parasysh gra të cilat përjetojnë dhunë dhe nuk e raportojnë atë.
Në një analizë të përgjithshme, vihet re se rastet e dhunës nga viti në vit janë rritur. Krahasimisht me një vit më parë, pra vitin 2020, shihet se pranë gjykatave janë paraqitur 7.1% raste më shumë.
Statistikat analitike tregojnë se për vitin 2021, janë shqyrtuar gjithsej në gjykatë 2,215 raste të dhunës ndaj grave, ku 68.9% e rasteve janë raportuar si dhunë nga bashkëshorti. Gratë të cilat kanë përjetuar një nga llojet e dhunës përgjithësisht i përkasin grupmoshës 36-45 vjeç.
Sipas të dhënave, dhuna paraqitet më e lartë ndërmjet bashkëshortëve të martuar ose të divorcuar. Konkretisht 1,814 gra të dhunuara ishin të martuara dhe 376 prej tyre të divorcuara. Sipas kërkesave të bëra nga gratë e dhunuara për t’u pajisur me urdhër mbrojtje për 1,696 prej tyre kjo kërkesë është pranuar, ndërsa për 342 të tjera kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata e rrethit gjyqësor përkatës.
Ndërkohë sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Gratë, rreth 34% e grave në Shqipëri, ose 1 në 3 gra, kanë raportuar shfaqjen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi. Sipas të dhënave, me pandeminë dhuna ndaj grave është rritur me 23% (shiko këtu).
Sondazh

Konsumatorët "i largohen" blerjeve të mëdha/ Treguesi i besimit në ekonomi në rënie, optimist vetëm ndërtimi
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike vijon rënien edhe në muajin nëntor......

Shqiptarët, pronarë. Europianët, me qira/ Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......

Nafta, produkt luksi për shqiptarët/ Shqipëria e para në rajon me çmimin më të lartë
Tregu global i naftës është paraqitur i paqëndrueshëm përgjatë kohëve të fundit, për shkak të disa faktorëve që kanë ndikuar kërkesën dhe furnizimin e tregut,......

Studentët shqiptarë në Amerikë/ Kryesojmë rajonin me 1,087 të rinj që studiojnë në SHBA, rreth 4.3% më shumë të diplomuar se vjet
Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. 'Scan Intel' këtë herë......

Shëndetësia, Shqipëria e fundit në rajon/ Eurostat: Shpenzimet sa 3.1% e PBB-së, mesatarja e BE-së rreth 8.5%
Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes......

Shqiptarët i thonë ‘jo' azilit? Rreth 50% më pak aplikime në muajin Shtator
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Shtator të këtij viti, konstatojnë një përgjysmim të......

Çmimet, Shqipëria "parakalon" Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Tregtia me Kosovën, më shumë dërguam sesa morëm/ Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......