Konsumatorët "i largohen" blerjeve të mëdha/ Treguesi i besimit në ekonomi në rënie, optimist vetëm ndërtimi
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike vijon rënien edhe në muajin nëntor të këtij viti. Krahasimisht me një muaj më parë rënia konstatohet me 1.6 pikë duke shënuar nivelin 109.3, ndërkohë që në tetor 2023 ky tregues ishte në nivelin 110.9 duke mbajtur të njëjtën vlerë edhe me muajin shtator.
Intitucioni i Bankës së Shqipërisë shpjegon se rënia e këtij treguesi këtë muaj është nxitur nga vlera më e ulët e treguesit të besimit në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë si dhe rënia e besimit në sektorët e industrisë, faktorë këta që kontribuan negativisht në matjen e vlerës së këtij treguesi.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar se si kanë ndryshuar vlerat e treguesve të besueshmërisë sipas sektorëve bazë të ekonomisë. Shifrat tregojnë se rënia e treguesit të besimit të industrisë ishte më e ngadaltë në muajin nëntor krahasuar me muajin e mëparshëm duke e pozicionuar këtë tregues sërish mbi mesataren historike. Qasja e bizneseve mbetet optimiste përsa i përket prodhimit aktual industrial të cilin e konsiderojnë të përmirësuar.
Ndërkohë, treguesi i besimit në ndërtim, është i vetmi tregues që paraqet rritje. Rritja konstatohet me 4.4 pikë përqindje duke qëndruar rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlerësimet janë optimiste për aktivitetin aktual ndërtues dhe nivelin e porosive. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.
Tregues të tjerë të rëndësishëm si, treguesi i besimit në shërbime, ai i besimit në tregti dhe treguesi i besimit konsumator kanë regjistruar rënie në muajin nëntor të vitit aktual.
E përkthyer në shifra ekzakte, treguesi i besimit në shërbime ra me 4.4 pikë përqindje, por pa e cënuar këtë tregues të qëndrojë 12.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e këtij treguesi kontribuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin aktual të kërkesës.
Treguesi i besimit në tregti, regjistroi rënie po ashtu me 1.7 pikë përqindje, duke vijuar të qëndrojë 8 pikë mbi mesataren historike. Indikatorë të rënies së këtij treguesi cilësohen të jenë vlerësimet më pak pozitive për ecurinë aktuale të biznesit.
Nga ana tjetër, rënia e treguesit të besimit konsumator ishte më e lehtë, me 0.7 pikë përqindje në muajin nëntor. Konsumatorët vlerësuan me rënie blerjet në shuma të mëdha, por ishin më optimistë lidhur me situatën financiare dhe ekonomike të vendit në të ardhmen.
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE)
Treguesit e besimit sipas sektorëve
Sondazh

Shqiptarët, pronarë. Europianët, me qira/ Renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra......

Nafta, produkt luksi për shqiptarët/ Shqipëria e para në rajon me çmimin më të lartë
Tregu global i naftës është paraqitur i paqëndrueshëm përgjatë kohëve të fundit, për shkak të disa faktorëve që kanë ndikuar kërkesën dhe furnizimin e tregut,......

Studentët shqiptarë në Amerikë/ Kryesojmë rajonin me 1,087 të rinj që studiojnë në SHBA, rreth 4.3% më shumë të diplomuar se vjet
Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. 'Scan Intel' këtë herë......

Shëndetësia, Shqipëria e fundit në rajon/ Eurostat: Shpenzimet sa 3.1% e PBB-së, mesatarja e BE-së rreth 8.5%
Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes......

Shqiptarët i thonë ‘jo' azilit? Rreth 50% më pak aplikime në muajin Shtator
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Shtator të këtij viti, konstatojnë një përgjysmim të......

Çmimet, Shqipëria "parakalon" Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Tregtia me Kosovën, më shumë dërguam sesa morëm/ Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......

Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë
Eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë në Tetor të këtij viti, duke rënë me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u......