Shqiptarët i thonë ‘jo' azilit? Rreth 50% më pak aplikime në muajin Shtator

Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Shtator të këtij viti, konstatojnë një përgjysmim të aplikimeve të shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian.
E përkthyer në shifra, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, gjatë muajit Shtator të vitit të kaluar, pra vitit 2022 ishin 1,415. Ndërkohë, gjatë vitit 2023 kemi një tkurrje të kërkesave pasi vetëm 703 shqiptarë kanë aplikuar për azil, ku 571 prej tyre ishin aplikues të rinj ose për herë të parë dhe pjesa tjetër rezultojnë aplikime të përsëritura.
Nga aplikimet e kryera, 96.2% janë refuzuar ose kanë marrë përgjigje negative dhe vetëm 3.8% e aplikimeve totale ose në vlerë ekzakte 27 prej tyre janë aprovuar.
‘Scan Intel’ ka analizuar këto të dhëna për të parë se ku pozicionohet Shqipëria krahasimisht me vendet e rajonit, përsa i përket aplikimeve për azil drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në fakt, shifrat e vendosin Shqipërinë në pozicion jofavorizues përsa i përket numrit të aplikimeve, pasi ajo renditet e para në listë me 703 aplikime gjithsej dhe më pas renditet Maqedonia e Veriut me 557 aplikime ku 42% e aplikimeve kanë qenë për herë të parë. Në vendin e tretë pozicionohet Serbia me 274 aplikime në total, 55% e të cilave janë aplikime të reja të regjistruara në muajin Shtator të këtij viti.
Ndërkohë, me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 137 aplikime dhe 43 aplikime gjithsej. Nga këto aplikime 44%-48% e tyre regjistrohen si aplikime të reja.
Në përfundim të analizës, konkludojmë se fluksi i aplikimeve për azil ka rënë ndjeshëm në të gjitha vendet e rajonit, tendecë kjo e kundërt me atë të një viti më parë.
Sondazh

Çmimet, Shqipëria "parakalon" Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Tregtia me Kosovën, më shumë dërguam sesa morëm/ Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......

Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë
Eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë në Tetor të këtij viti, duke rënë me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u......

Sa vlen tregu i librit? Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15, deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

Remitancat, si renditet Shqipëria? Indeksi: Pozicionohemi në vend të 69-të në botë dhe të tretët në rajon
Sipas të dhënave të ‘Royal Ranking’ të analizuara nga ‘Scan Intel’, për vitin 2022, thuhet se Shqipëria përfitoi 1.8 mld dollarë të ardhura nga remitancat,......

Mbrojtja sociale, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Shpenzimet buxhetore në vend sa 12.8% të PBB-së, në BE pesha rreth 28.7%
Shtresa të tilla si të papunët, pensionistët apo edhe invalidët trajtohen financiarisht nga shteti shqiptar shumë herë më pak se në vendet e Bashkimit......

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë
Lindjet sërish konfirmojnë rënie edhe në tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......

Raporti pedagog-student, 1 me 26/ Në arsimin privat treguesi është më i ulët për vitin akademik 2022-23
Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, në sektorin e arsimit parashikohet të ketë në dispozicion një fond prej 53 mld lekësh, duke konstatuar kështu një shtesë......