Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë

Eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë në Tetor të këtij viti, duke rënë me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 8.8%, në krahasim me Shtatorin e vitit 2023. Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke rënë me 6.3%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 6.5%, në krahasim me një muaj më parë.
Në harkun kohor të dhjetë muajve eksportet e mallrave arritën vlerën 370 mld lekë, duke u ulur me 8.6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që importet e mallrave arritën vlerën 728 mld lekë, duke u ulur me 6.4%. Kjo rënie gjatë kësaj periudhe ka qenë kryesisht e ndikuar nga rënia e çmimeve apo zhvlerësimi i euros.
“Scan Intel” ka analizuar edhe kontributin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve. Sipas analizës konstatojmë se ndikimin më të lartë në rënien e eksporteve e ka patur grupi “Tekstile dhe këpucë” me 3.6 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me 0.8 pikë përqindje. Ndërkohë, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1.0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0.5 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.4 pikë përqindje.
Në një analizë paralele, rezulton se në rënien e importeve ndikimin më të madhe e ka patur grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 8.6 pikë përqindje.
Sipas të dhënave, në muajin Tetor të këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Italia me 4.2%, Gjermania me 26.2% dhe Spanja me 40.0%.
Sondazh

Sa vlen tregu i librit? Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15, deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

Remitancat, si renditet Shqipëria? Indeksi: Pozicionohemi në vend të 69-të në botë dhe të tretët në rajon
Sipas të dhënave të ‘Royal Ranking’ të analizuara nga ‘Scan Intel’, për vitin 2022, thuhet se Shqipëria përfitoi 1.8 mld dollarë të ardhura nga remitancat,......

Mbrojtja sociale, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Shpenzimet buxhetore në vend sa 12.8% të PBB-së, në BE pesha rreth 28.7%
Shtresa të tilla si të papunët, pensionistët apo edhe invalidët trajtohen financiarisht nga shteti shqiptar shumë herë më pak se në vendet e Bashkimit......

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë
Lindjet sërish konfirmojnë rënie edhe në tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......

Raporti pedagog-student, 1 me 26/ Në arsimin privat treguesi është më i ulët për vitin akademik 2022-23
Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, në sektorin e arsimit parashikohet të ketë në dispozicion një fond prej 53 mld lekësh, duke konstatuar kështu një shtesë......

Sa lekë planifikon të na japë qeveria? Shifrat e buxhetit 2024, rreth 266 mijë lekë në vit ose 22 mijë lekë në muaj
Buxheti i vitit 2024 parashikohet të ketë në total për të shpenzuar për vitin që vjen në rreth 735.9 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 30.2% të PBB-së.......

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve
Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Gjatë......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit/ Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve "zgjatet" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......