Sa vlen tregu i librit? Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022

Nga data 15, deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër lexuesve libra nga autorë të ndryshëm. Ky panair, i cili do të zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongresve, është edhe edicioni i 26-të i tij, që nga panairi i parë i librit i zhvilluar në vitin 1998-të.
Nisur nga kjo “Scan Intel” i është rikthyer tregut të shtëpive botuese për të parë se si ka qenë ecuria dhe si kanë ndryshuar të ardhurat në harkun kohor të një viti. Analiza do të ndalet në ecurinë e këtij tregu për vitin 2022, për të parë se sa vlen ky treg dhe cila nga shtëpitë botuese ka performuar më mirë në lidhje me xhiron vjetore, pra shitjen e librave përgjatë vitit. Në analizë janë marrë 22 shtëpi botuese të cilat kanë depozituar pasqyrat financiare për vitin 2022 dhe gjithashtu këtë herë “Scan Intel” është ndalur kryesisht në të ardhurat e këtyre shtëpive nga aktiviteti i shitjes së librit. Në filtër kanë kaluar pjesa dërrmuese e shtëpive botuese, por disa prej tyre nuk janë pjesë e shifrave pasi nuk kanë dorëzuar pasqyrat financiare për vitin e fundit. Sipas të dhënave për vitin 2022 rritja e xhiros vjetore është llogaritur në 2.2%, krahasuar me vitin 2021.
Nga analiza e pasqyrave financiare të depozituara në "Qendrën Kombëtare të Biznesit", ky treg përgjatë 2022-shit ka qarkulluar një xhiro totale rreth 1.74 mld lekë, ose rreth 16.7 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë llogaritej përafërsisht pranë 1.70 mld lekëve. Për vitin 2022 shtëpia botuese “Botime Pegi” renditet e para sa i përket treguesit të xhiros vjetore me 291 mln lekë të ardhura nga shitja librit, por krahasuar me vitin 2021 ka një rënie të xhiros me rreth 13%. Shtëpia botuese “Albas” renditet në vend të dytë me 248 milionë lekë të ardhura për vitin 2022, pasuar nga “Mediaprint” dhe “Ideart” me 218 mln lekë dhe 180 mln lekë respektivisht. Shtëpiatë botuese “Çabej”, “Fan Noli”, “Minerva” dhe “Ombra” renditen në fund të listës me të ardhurat më të ulta që vijnë nga shitja e librit.
Nëse do të fokusohemi te ndryshimi vjetor i të ardhurave shohim se shtëpia botuese “Minerva” dhe “UET” kanë shënuar rritjen më të lartë të të ardhurave në vitin 2022. Nga të dhënat shihet se xhiron më të lartë e kanë ato shtëpi të cilat botojnë kryesisht artikuj shkollorë.
Sondazh

Remitancat, si renditet Shqipëria? Indeksi: Pozicionohemi në vend të 69-të në botë dhe të tretët në rajon
Sipas të dhënave të ‘Royal Ranking’ të analizuara nga ‘Scan Intel’, për vitin 2022, thuhet se Shqipëria përfitoi 1.8 mld dollarë të ardhura nga remitancat,......

Mbrojtja sociale, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Shpenzimet buxhetore në vend sa 12.8% të PBB-së, në BE pesha rreth 28.7%
Shtresa të tilla si të papunët, pensionistët apo edhe invalidët trajtohen financiarisht nga shteti shqiptar shumë herë më pak se në vendet e Bashkimit......

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë
Lindjet sërish konfirmojnë rënie edhe në tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......

Raporti pedagog-student, 1 me 26/ Në arsimin privat treguesi është më i ulët për vitin akademik 2022-23
Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, në sektorin e arsimit parashikohet të ketë në dispozicion një fond prej 53 mld lekësh, duke konstatuar kështu një shtesë......

Sa lekë planifikon të na japë qeveria? Shifrat e buxhetit 2024, rreth 266 mijë lekë në vit ose 22 mijë lekë në muaj
Buxheti i vitit 2024 parashikohet të ketë në total për të shpenzuar për vitin që vjen në rreth 735.9 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 30.2% të PBB-së.......

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve
Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Gjatë......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit/ Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve "zgjatet" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

Aksesi i grave në vendimmarrje/ Përmirësohet përfaqësimi gjinor, por mbetemi akoma në nivele të ulta
Përfaqësimi gjinor në vendimmarrje është përmirësuar vitet e fundit dhe këtë e pohon jo vetëm indeksi i barazisë gjinore, por edhe të dhënat e publikuara nga......