Raporti pedagog-student, 1 me 26/ Në arsimin privat treguesi është më i ulët për vitin akademik 2022-23

Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, në sektorin e arsimit parashikohet të ketë në dispozicion një fond prej 53 mld lekësh, duke konstatuar kështu një shtesë fondi me 5.5 mld lekë krahasuar me vitin 2023 ose një rritje prej 10.7%.
Prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve vijojnë të mbeten rritja e numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë, nga 24,123 studentë në vitin 2023, në 28,000 studentë në vitin 2026. Në fokus gjithashtu do të jetë financimi me bursa për studentët ekselentë dhe ata në nevojë si dhe akreditimi i 100 programeve studimore në tre ciklet e studimit në IAL. Në relacionin buxhetor 2024, të publikuar nga "Ministria e Ekonomisë dhe Financave" thuhet se raporti mesatar pedagog-student për 3 ciklet e studimit synohet të arrijë në 17, në vitin 2026. Por sa llogaritet ky raport sot?
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për stafin akademik efektiv të angazhuar në arsimin e lartë publik dhe atë privat. Këto të dhëna i referohen vitit akademik 2022-2023. Sipas shifrave për stafin akademik efektiv në arsimin publik rezulton se janë gjithsej 3,464 pedagogë të angazhuar me kohë të plotë dhe 3,099 me kohë të pjesshme. Pra, në total në arsimin e lartë publik sipas të dhënave të INSTAT janë 6,563 pedagogë gjithsej. Nga ana tjetër, studentët e regjistruar në arsimin e lartë publik për vitin akademik 2022-2023 janë 90,912, për të gjitha ciklet e studimit. Nga përllogaritjet del se raporti pedagog me kohë të plotë/student, për vitin e kaluar akademik, ka qenë 26 studentë për një pedagog, por nëse do të llogarisnim edhe pedagogët me kohë të pjesshme atëherë ky raport përllogaritet në 14.
Ndërkohë, në arsimin e lartë privat janë të angazhuar me kohë të plotë 2,028 pedagogë, ndërsa me kohë të pjesshme janë të angazhuar 1,493 pedagogë. Pra gjithsej janë 3,521 pedagogë. Sa i përket studentëve në arsimin privat, gjatë periudhës 2022-23, janë regjistruar gjithsej 30,440 studentë. Raporti pedagog me kohë të plotë për një student në arsimin privat përllogaritet në 15.
Sondazh

Sa lekë planifikon të na japë qeveria? Shifrat e buxhetit 2024, rreth 266 mijë lekë në vit ose 22 mijë lekë në muaj
Buxheti i vitit 2024 parashikohet të ketë në total për të shpenzuar për vitin që vjen në rreth 735.9 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 30.2% të PBB-së.......

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve
Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Gjatë......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit/ Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve "zgjatet" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

Aksesi i grave në vendimmarrje/ Përmirësohet përfaqësimi gjinor, por mbetemi akoma në nivele të ulta
Përfaqësimi gjinor në vendimmarrje është përmirësuar vitet e fundit dhe këtë e pohon jo vetëm indeksi i barazisë gjinore, por edhe të dhënat e publikuara nga......

Euro "cënon" kursimet e shqiptarëve/ Depozitat i rikthehen rënies, tkurren në Shtator me 0.35%
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë konstatohet se depozitat në paranë e gjerë i janë rikthyer rënies në muajin Shtator të këtij......

Transporti ngadalëson rritjen/ Në tremujorin e tretë volumi i mallrave të transportuara me det u rrit me vetëm 0.1%
Rënia e nivelit të çmimeve në përgjithësi ka stabilizuar shifrat e transportit në tremujorin e parë dhe të dytë, por rritja mallrave të transportuara për......

Çmimi i energjisë, Shqipëria ndër më të lirat/ Eurostat: Jemi mes vendeve të fundit në Europë, por e dyta në rajon
Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve që solli lufta Rusi-Ukrainë, duket se këtë vit çmimet po fillojnë të normalizohen. Por si paraqiten çmimet e energjisë......

Më pak llogari depozitash në vitin 2022/ Janë rreth 3.5 milion në total, 56% zotërohen nga meshkujt
Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e llogarive të......