Shëndetësia, Shqipëria e fundit në rajon/ Eurostat: Shpenzimet sa 3.1% e PBB-së, mesatarja e BE-së rreth 8.5%
Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes vendeve të Europës pasi vetëm 3.1% e PBB-së në vendin tonë kanalizohet për këtë kategori. Ndërkohë, mesatarja e BE-së për shpenzimet e kujdesit shëndetësor fiksohet në 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga EUROSTAT, për të kuptuar ecurinë e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor edhe në vendet Europiane. Vlerësimet e këtij treguesi për vitin 2021 përfshijnë 24 vende të BE-së, ku në vendin e parë renditet Franca me 10.3% të PBB-së të shpenzuar për kujdes shëndetësor, ndërsa në vend të dytë ndjek Gjermania dhe Holanda të cilat paraqiten me vlerë të njëjtë të këtyre shpenzimeve, përkatësisht me 10% të PBB-së. Gjithashtu, mbi mesataren e BE-së paraqiten edhe vendet si Islanda, Austria, Zvicra dhe Sllovenia. Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në këto shtete variojnë nga 8.5% në 9.6% të PBB-së. Në ekstremin tjetër, pra me vlerën më të ulët paraqiten Shqipëria dhe Turqia të cilat shpenzojnë përkatësisht 3.1% dhe 3.3% të PBB-së për kujdesin shëndetësor.
Por si ka ndryshuar kurba e këtyre shpenzimeve përgjatë periudhës 2021-2022? Shifrat tregojnë se shpenzimet për kujdesin shëndetësor kanë pësuar rënie pothuajse në të gjitha vendet e BE-së. Rënia më e madhe e këtyre shpenzimeve u regjistrua në Bullgari me -1,1 pp, e ndjekur nga Hungaria me -0,9 pp dhe Lituania e Irlanda me -0,8 pp.
Edhe në vendin tonë për vitin 2022 shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pp, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021. Sipas INSTAT, në vlerë absolute shpenzimet publike në këtë sektor për vitin që lamë pas janë 63.8 mln lekë. Vendet e vetme të BE-së që raportuan një rritje ishin Luksemburgu dhe Sllovenia. Ndërkohë, Qipro i mbajti shpenzimet të pandryshuara nga viti 2021.
Në një analizë më të ngushtë, atë të vendeve të rajonit, Shqipëria renditet sërish e fundit. Në Bosnje Hercegovinë 6.8% e PBB-së shkon për këtë kategori shpenzimesh duke e renditur atë të parën mes shteteve të rajonit, ndërsa në Malin e Zi dhe Serbi këto shpenzime vlerësohen të jenë më të ulëta duke zënë 6.7% dhe 6% të PBB-së vendit respektiv.
Sondazh

Shqiptarët i thonë ‘jo' azilit? Rreth 50% më pak aplikime në muajin Shtator
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Shtator të këtij viti, konstatojnë një përgjysmim të......

Çmimet, Shqipëria "parakalon" Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Tregtia me Kosovën, më shumë dërguam sesa morëm/ Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......

Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë
Eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë në Tetor të këtij viti, duke rënë me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u......

Sa vlen tregu i librit? Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15, deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

Remitancat, si renditet Shqipëria? Indeksi: Pozicionohemi në vend të 69-të në botë dhe të tretët në rajon
Sipas të dhënave të ‘Royal Ranking’ të analizuara nga ‘Scan Intel’, për vitin 2022, thuhet se Shqipëria përfitoi 1.8 mld dollarë të ardhura nga remitancat,......

Mbrojtja sociale, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Shpenzimet buxhetore në vend sa 12.8% të PBB-së, në BE pesha rreth 28.7%
Shtresa të tilla si të papunët, pensionistët apo edhe invalidët trajtohen financiarisht nga shteti shqiptar shumë herë më pak se në vendet e Bashkimit......

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë
Lindjet sërish konfirmojnë rënie edhe në tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave”. Numri i......