Studentët shqiptarë në Amerikë/ Kryesojmë rajonin me 1,087 të rinj që studiojnë në SHBA, rreth 4.3% më shumë të diplomuar se vjet
Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. 'Scan Intel' këtë herë është ndalur në analizën e të dhënave që lidhen me largimin e studentëve nga Shqipëria drejt SHBA-së me qëllim studimi. Për këtë analizë janë përpunuar të dhëna nga raporti ‘Opendoors' referuar vitit aktual, pra vitit 2023. Shifrat tregojnë për shpërndarjen e studentëve ndërkombëtarë në universitetet e SHBA-së, sipas origjinës dhe nivelit të studimit. Në këto universitete vihet re një diversitet i lartë i studentëve nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve, krahasuar me Ballkanin Perëndimor, studentët shqiptarë janë në numër më të lartë.
Konkretisht, numri i studentëve me origjinë shqiptare që kanë nisur rrugëtimin e tyre akademik në një nga universitetet e SHBA-së është 1,087 për vitin akademik 2022-2023. Sipas statusit, 145 studentë janë të sapo regjistruar, 640 studentë janë në proces studimi, 269 prej tyre janë diplomuar ndërsa 33 të tjerë ende nuk gëzojnë një diplomë.
Gjatë vitit akademik 2022-2023 janë regjistruar 863 studentë nga Serbia, 408 studentë nga Kroacia, 236 studentë nga Bosnje Hercegovina, 209 studentë nga Maqedonia e Veriut, 160 studentë nga Kosova dhe vetëm 132 studentë nga Mali i Zi.
Në një pikëpamje më të gjerë, statistikat tregojnë se 1 milion studentë nga e gjithë bota studiojnë në SHBA. Në listë vendin e parë e gëzon Kina me 289,500 studentë vetëm në vitin 2023, më pas India dhe Korea e Jugut. Nga vendet europiane kryesojnë studentët nga Mbretëria e Bashkuar të cilët në total janë 10,600 studentë.
Studentët shqiptarë që zgjedhin SHBA-në janë në numër më të lartë nga viti në vit. Krahasuar me vitin akademik të mëparshëm pra vitin 2021-2022, konstatohet një rritje me 4.3% e studentëve shqiptarë të diplomuar në këto universitete, ndërkohë që studentët nga vendet e tjera të Ballkanit që diplomohen në këto universitete kanë reflektuar rënie nga -1.7% në -13.3%.
Sondazh

Shëndetësia, Shqipëria e fundit në rajon/ Eurostat: Shpenzimet sa 3.1% e PBB-së, mesatarja e BE-së rreth 8.5%
Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes......

Shqiptarët i thonë ‘jo' azilit? Rreth 50% më pak aplikime në muajin Shtator
Të dhënat më të fundit të publikuara nga ‘Agjencia për Azil e Bashkimit Europian’ që i referohen muajit Shtator të këtij viti, konstatojnë një përgjysmim të......

Çmimet, Shqipëria "parakalon" Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Tregtia me Kosovën, më shumë dërguam sesa morëm/ Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......

Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë
Eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë në Tetor të këtij viti, duke rënë me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u......

Sa vlen tregu i librit? Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15, deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

Remitancat, si renditet Shqipëria? Indeksi: Pozicionohemi në vend të 69-të në botë dhe të tretët në rajon
Sipas të dhënave të ‘Royal Ranking’ të analizuara nga ‘Scan Intel’, për vitin 2022, thuhet se Shqipëria përfitoi 1.8 mld dollarë të ardhura nga remitancat,......

Mbrojtja sociale, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Shpenzimet buxhetore në vend sa 12.8% të PBB-së, në BE pesha rreth 28.7%
Shtresa të tilla si të papunët, pensionistët apo edhe invalidët trajtohen financiarisht nga shteti shqiptar shumë herë më pak se në vendet e Bashkimit......