Me çfarë "punojnë" makinat në Shqipëri? 3 në 4, me naftë, vetëm 8.8% me gaz dhe 0.33% elektrike

Teknologjia e automjeteve ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë edhe një tranzicion drejt makiave elektrike. Por, sa të përhapura janë ato në Shqipëri dhe si janë të ndara autoveturat që qarkullojnë në vendin tonë sipas lëndës djegëse? Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, thuajse 3 në 4 autovetura në qarkullim punojnë me naftë, më saktësisht 73.6% e totalit të rreth 593 mijë autoveturave, ose 436,756 mjete. Sa i përket autoveturave të cilat punojnë vetëm me benzinë, përbëjnë rreth 17.3% të totalit. Me gaz dhe benzinë ndërkohë, janë vetëm 8.8% e totalit. Gjithsej janë rreth 52 mijë automjete të cilat punojnë me gaz. Por, sa peshë zënë automjtetet të cilat janë elektrike? Duke llogaritur të gjitha kategoritë, pra ato elektrike me benzinë, me naftë, hibride, me gaz dhe benzinë, si dhe të kombinuara mes tyre, përbëjnë vetëm 0.33% të totalit. Pavarësisht se nuk ka një ndarje në shifra, pjesa më e madhe e këtyre automjeteve janë për përdorim biznesi apo administrate. Bëhet fjalë për vetëm 1972 autovetura në qarkullim në vendin tonë të cilat janë elektrike, ose të kombinuara.
Pra, në total, rreth 91% e autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë janë prekur nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve gjatë kohëve të fundit, ndërkohë që më pak e kanë ndjerë makinat e kombinuara elektrike dhe ato me gaz, duke pasur parasysh se çmimi i gazit ka regjistruar një rritje ndjeshëm më të ulët se nafta apo benzina. Janë vetëm 624 automjete në qarkullim në vendin tonë të cilat janë plotësisht elektrike, dhe që për rrjedhojë nuk janë ndikuar nga rritja e çmimit të karburantit, ose vetëm 0.1% e totalit të 593,280 automjeteve në qarkullim në vendin tonë.
Sondazh

Përkeqësohet klima e të bërit biznes/ 49.6% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë
Mes shumë temave që trajton Barometri Ekonomik Scan veçanërisht ndalet dhe te klima e biznesit në vendin tonë. Një mijë të anketuarit janë pyetur për......

Serbatori “full” na heq 21.5% të pagës mujore/ Shqipëria, e para në Europë! Një zvicerian do e mbushte 12 herë makinën për të na barazuar
Hidrokarburet, nafta dhe benzina janë prej produkteve më të konsumuara nga qytetarët, dhe padiskutim që rritja e çmimeve të tyre peshon ndjeshëm në buxhetin......

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve/ Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe papunësia, situata politike renditet e fundit
Një nga çështjet e trajtuara në Barometrin Ekonomik Scan, mes shumë të tjerave, është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku renditen 10 të......

43% e shqiptarëve mendojnë të emigrojnë/ 6% kanë një plan konkret dhe 2% kanë valixhet gati
Më shumë se 4 në 10 shqiptarë mendojnë të emigrojnë nga vendi, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Barometri Ekonomik Scan”. Më saktësisht, 43% e shqiptarëve......

Kriza po "frenon" blerjet e mëdha/ Shqiptarët sprapsen nga investimet, por jo për pajisje shtëpiake
Edicioni i katërt i Barometrit Ekonomik Scan, përfshin tregues të ndryshëm, ku mes tyre dhe tregues të cilët lidhen drejtpërdrejtë apo indirekt me konsumin.......

Rritet papunësia në T4 2021/ Ngjitet në 11.4% në fund të vitit të kaluar, pëson rënie niveli i punësimit
Shifrat më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit të......

62% e shqiptarëve, të pakënaqur me jetesën/ Niveli i jetesës, vetëm 4% janë plotësisht të kënaqur
Më shumë se 6 në 10 shqiptarë janë të pakënaqur me nivelin e tyre të jetesës. Kjo e dhënë del në pah nga edicioni i 4-tët i “Barometrit Ekonomik Scan”, i cili......

A e përballojnë dot jetesën familjet shqiptare? 45% nuk përballojnë dot mishin, 38% automjetin, 35% ngrohjen e shtëpisë
Indikatori i kufizimit material, pjesë e “Barometrit Ekonomik Scan” fiksohet pranë 40 pikëve, bazuar në edicionin e 4-tët të këtij barometri. Një nivel pranë......