62% e shqiptarëve, të pakënaqur me jetesën/ Niveli i jetesës, vetëm 4% janë plotësisht të kënaqur
Më shumë se 6 në 10 shqiptarë janë të pakënaqur me nivelin e tyre të jetesës. Kjo e dhënë del në pah nga edicioni i 4-tët i “Barometrit Ekonomik Scan”, i cili zhvillohet në formën e një ankete gjithëpërfshirëse në të gjithë territorin e vendit mbi 1 mijë individë. Janë saktësisht 62% e të anketurave të cilët shprehen se nuk janë të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës.
Të dhënat e detajuara tregojnë se, 38% e shqiptarëve janë më së shumti të pakënaqur ndërsa 24% janë plotësisht të pakënaqur, që përkthehet në thuajse 1 në 4 qytetarë. Nga krahu tjetër ndërkohë, vetëm 35% shprehen të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës, nga ku 31% shprehen më së shumti të kënaqur dhe vetëm 4% shprehen plotësisht të kënaqur. Rreth 3% e të anketuarve ndërkohë nuk i japin dot përgjigje kësaj pyetje. Pra, diferenca mes atyre që janë plotësisht të kënaqur dhe atyre që janë plotësisht të pakënaqur është tej mase e theksuar.
Të dhënat që i referohen tremujorit të 4-tët të vitit të kaluar tregojnë se krahasuar me periudhën pararendëse, pra tremujorin e tretë të vitit ka një përkeqësim në nivelin e jetesës së shqiptarëve, pasi të pakënaqurit janë ngjitur në 62% nga 60% që ishin, çka është në linjë me përkeqësimin e thuajse të gjithë indikatorëve të barometrit ekonomik, por edhe në linjë me situatën e peirudhës në referencë, që përkon me nisjen e inflacionit të produktve të shportës.
“Barometri Ekonomik Scan” përmban një sërë komponentësh që ilustrojnë me shifra nivelin e jetesës dhe atë të mirëqënies së shqiptarëve. Të dhëna të tjera tregojnë se 38% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot një automjet, 45% nuk hanë dot mish rregullisht, 37% kanë problem me pagesën e faturave të energjisë dhe ujit, rreth 50% hasin probleme të paguajnë qiranë apo këstin e kredisë (mes atyre që kanë), rreth 67% nuk bëjnë dot pushime vjetore, etj, etj.
KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE
Sondazh

A e përballojnë dot jetesën familjet shqiptare? 45% nuk përballojnë dot mishin, 38% automjetin, 35% ngrohjen e shtëpisë
Indikatori i kufizimit material, pjesë e “Barometrit Ekonomik Scan” fiksohet pranë 40 pikëve, bazuar në edicionin e 4-tët të këtij barometri. Një nivel pranë......

Rritet paga mesatare në T4 2021/ Shqiptarët u paguan me 4,614 lekë më shumë se një vit më parë dhe me 3,130 më shumë se në T3 2021
Paga mesatare bruto në Shqipëri ka pësuar rritje më 8.4% gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas, tregojnë të dhënat më të fundit të “Institutit të......

Nga e importon naftën Shqipëria? Italia, Arabia Saudite, dhe Rusia, tre vendet me pjesën më të madhe të “tortës”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importon Shqipëria lëndët djegëse minerale, hidrokarburet. Analiza......

55% e shqiptarëve nuk kursejnë dot/ Barometri Ekonomik Scan: Përkeqësohen edhe pritshmëritë për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e katërt të vitit 2021 fokusohet në një sërë problematikash ku ndër të tjera edhe te......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator bie në 39.5 pikë, falë situatës aktuale
“Scan Media” ka publikuar edicionin e 4-tët të “Barometrit Ekonomik & Indeksit të Besimit Konsumator Scan”, që i referohet tremujorit të fundit të vitit të......

“Albtelecom” kalon te hungarezët e "4iG"/ Por, turqit nuk largohen, blejnë aksione te kompania mëmë, edhe qeveria shqiptare ruan 16.25% të aksioneve
Autoritetet shqiptare kanë aprovuar blerjen e aksioneve të shumicës të “Albtelecom” nga kompania hungareze e telefonisë 4iG. Bëhet fjalë për 80.27% të......

Inflacioni “ngjitet” në 3.9%/ “Transporti” dhe “ushqimet” nxisin shtrenjtimin më të madh të çmimeve që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 3.9%, nga 3.7% që ishte gjatë muajit janar, por edhe muajit dhjetor të vitit të kaluar. Rritja e......

Rriten çmimet e importit dhe ato të prodhimit/ Me 4.9% dhe 5.6% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahasuar me 2020-ën
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, indeksi i çmimeve të importit ka arritur në 150,4 duke shënuar......