Nga e importon naftën Shqipëria? Italia, Arabia Saudite, dhe Rusia, tre vendet me pjesën më të madhe të “tortës”

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importon Shqipëria lëndët djegëse minerale, hidrokarburet. Analiza e shifrave është bërë në bazë të peshës dhe jo të vlerës, duke qenë se kjo e fundit është e luhatshme dhe duke qenë se hidrokarburet janë një produkt i matshëm në peshë. Në vend të parë gjendet Italia, vend nga i cili Shqipëria ka importuar 15% të totalit, ose 161 mln litra. Në vend të dytë ndërkohë ndjek Arabia Saudite, me 13% të totalit, ose 137 milionë litra. Ky shtet ka hyrë së fundmi në “tortën” e tregtisë së jashtme të vendit tonë në drejtim të importeve, dhe ku peshën më të lartë e mbajnë pikërisht hidrokarburet. Në vend të tretë ndërkohë ndjek Rusia, me rreth 12% të totalit, ose 130 milionë litra lëndë djegëse minerale të importuara gjatë vitit 2021. Në rast se “lufta” e sanksioneve me Rusinë do të përshkallëzohej, atëherë vendi ynë do të duhej të zëvendësonte një shtet me peshë të lartë në gjeografinë e importeve të hidrokarbureve. Renditja vijon me Kolumbinë, që zë rreth 9% të totalit. Më pas ndjekin me diferenca të vogla nga njëra tjetra: Algjeria, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Secili nga këto shtete zë rreth 8% të totalit në “tortën” e importeve të hidrokarbureve në vendin tonë. Ndërkohë, Izraeli, Turqia dhe Kroacia mbyllin renditjen e 10 vendeve të para. Në total janë 54 shtete nga të cilat Shqipëria importon naftë, të paktën bazuar në të dhënat e vitit 2021 sa i përket tregtisë së jashtme.
Dhjetë shtetet e para në listën e importeve të hidrokarbureve në vendin tonë zënë 85% të totalit që përbëhet nga 54 shtete. Këto shifra tregojnë se tregu i hidrokarbureve në vendin tonë është mjaft i centralizuar sa i përket gjeografisë së importeve, çka bën që në raste krize në skenën globale, edhe varësia dhe vulnerabiliteti në vendin tonë të jenë më të larta.

55% e shqiptarëve nuk kursejnë dot/ Barometri Ekonomik Scan: Përkeqësohen edhe pritshmëritë për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e katërt të vitit 2021 fokusohet në një sërë problematikash ku ndër të tjera edhe te......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator bie në 39.5 pikë, falë situatës aktuale
“Scan Media” ka publikuar edicionin e 4-tët të “Barometrit Ekonomik & Indeksit të Besimit Konsumator Scan”, që i referohet tremujorit të fundit të vitit të......

“Albtelecom” kalon te hungarezët e "4iG"/ Por, turqit nuk largohen, blejnë aksione te kompania mëmë, edhe qeveria shqiptare ruan 16.25% të aksioneve
Autoritetet shqiptare kanë aprovuar blerjen e aksioneve të shumicës të “Albtelecom” nga kompania hungareze e telefonisë 4iG. Bëhet fjalë për 80.27% të......

Inflacioni “ngjitet” në 3.9%/ “Transporti” dhe “ushqimet” nxisin shtrenjtimin më të madh të çmimeve që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 3.9%, nga 3.7% që ishte gjatë muajit janar, por edhe muajit dhjetor të vitit të kaluar. Rritja e......

Rriten çmimet e importit dhe ato të prodhimit/ Me 4.9% dhe 5.6% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahasuar me 2020-ën
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, indeksi i çmimeve të importit ka arritur në 150,4 duke shënuar......

Rritja e naftës na “fshin” 11.4% të pagës mujore/ Konsumi “përkthehet” në rreth 5200 lekë shtesë në muaj për çdo shofer
Shqiptarët konsumojnë rreth 649 milionë litra hidrokarbure në vit, bazuar në të dhënat e monitorimit për vitin 2020 të konçesionarit të markimit të......

6 marsi, gara e premtimeve “boshe”/ Analiza e 18 kandidatëve, nga premtimet në “ajër”, te ato të munguara
Fushata e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit për një sërë arsyesh ka kaluar si në hije. Së pari, për shkak të aktualitetit global, me një konflikt......

Rriten kostot e ndërtimit/ Në T4, 3.1% më të larta, ndikimi kryesor vjen nga rritja e kostove të transportit
Kostot e ndërtimit e kanë mbyllur me rritje vitin 2021, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Indeksi i kushtimit në ndërtim në......