Rritet paga mesatare në T4 2021/ Shqiptarët u paguan me 4,614 lekë më shumë se një vit më parë dhe me 3,130 më shumë se në T3 2021

Paga mesatare bruto në Shqipëri ka pësuar rritje më 8.4% gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas, tregojnë të dhënat më të fundit të “Institutit të Statistikave”, mbi statistikat e pagave. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë llogaritet në 59,565 lekë. Të dhënat tregojnë se rritja e pagës nuk vërehet vetëm në ndryshimet vjetore, por dhe në ato tremujore. Kështu, shifrat regjistrojnë një rritje prej 5.5% të pagës për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021. Nëse do të krahasonim ndryshimin vjetor të pagës sipas aktivitetit ekonomik,norma e përgjithshme tregon se paga mesatare bruto ka pësuar rritje në të gjitha aktivitetet. Krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar, rritjen më të madhe prej 11.8% e ka pësuar paga në aktivitetin “Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Aktiviteti i dytë ku paga ka pësuar rritjen më të lartë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë është “Industria”, me 11.2%. Ndjek në renditje “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi”, me 10.5%. Nga ana tjetër, rritjen më të vogël e ka aktiviteti i “Pasurive të paluajtshme, aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse”, prej 5,7 %.
Por, cilat janë akvitetet e ekonomisë që ofrojnë pagat më të larta për punonjësit? Sipas shifrave mbi statistikat e pagave, aktivitetet financiare dhe të sigurimit janë në vend të parë, me një pagë mesatare bruto mujore, në rreth 122 mijë lekë. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2.1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. “Informacioni dhe Komunikacioni” është sektori i dytë, i cili ofron pagën më të lartë, me 90 mijë lekë. ". Në vend të fundit renditet "Bujqësia, pyjet dhe peshkimi" me 35 mijë 881 lekë, si dhe “Ndërtimi” me 44 mijë e 949 lekë. Për grup-aktivitetin, “Bujqësi, pyje dhe peshkim”, paga është 38.9% më e ulët se paga mesatare bruto në nivel kombëtar.
Sondazh

Nga e importon naftën Shqipëria? Italia, Arabia Saudite, dhe Rusia, tre vendet me pjesën më të madhe të “tortës”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importon Shqipëria lëndët djegëse minerale, hidrokarburet. Analiza......

55% e shqiptarëve nuk kursejnë dot/ Barometri Ekonomik Scan: Përkeqësohen edhe pritshmëritë për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e katërt të vitit 2021 fokusohet në një sërë problematikash ku ndër të tjera edhe te......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator bie në 39.5 pikë, falë situatës aktuale
“Scan Media” ka publikuar edicionin e 4-tët të “Barometrit Ekonomik & Indeksit të Besimit Konsumator Scan”, që i referohet tremujorit të fundit të vitit të......

“Albtelecom” kalon te hungarezët e "4iG"/ Por, turqit nuk largohen, blejnë aksione te kompania mëmë, edhe qeveria shqiptare ruan 16.25% të aksioneve
Autoritetet shqiptare kanë aprovuar blerjen e aksioneve të shumicës të “Albtelecom” nga kompania hungareze e telefonisë 4iG. Bëhet fjalë për 80.27% të......

Inflacioni “ngjitet” në 3.9%/ “Transporti” dhe “ushqimet” nxisin shtrenjtimin më të madh të çmimeve që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 3.9%, nga 3.7% që ishte gjatë muajit janar, por edhe muajit dhjetor të vitit të kaluar. Rritja e......

Rriten çmimet e importit dhe ato të prodhimit/ Me 4.9% dhe 5.6% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahasuar me 2020-ën
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, indeksi i çmimeve të importit ka arritur në 150,4 duke shënuar......

Rritja e naftës na “fshin” 11.4% të pagës mujore/ Konsumi “përkthehet” në rreth 5200 lekë shtesë në muaj për çdo shofer
Shqiptarët konsumojnë rreth 649 milionë litra hidrokarbure në vit, bazuar në të dhënat e monitorimit për vitin 2020 të konçesionarit të markimit të......

6 marsi, gara e premtimeve “boshe”/ Analiza e 18 kandidatëve, nga premtimet në “ajër”, te ato të munguara
Fushata e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit për një sërë arsyesh ka kaluar si në hije. Së pari, për shkak të aktualitetit global, me një konflikt......