43% e shqiptarëve mendojnë të emigrojnë/ 6% kanë një plan konkret dhe 2% kanë valixhet gati
Më shumë se 4 në 10 shqiptarë mendojnë të emigrojnë nga vendi, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Barometri Ekonomik Scan”. Më saktësisht, 43% e shqiptarëve e mendojnë apo planifikojnë emigrimin, ndërsa vetëm 57% shprehen se nuk kanë ndërmend të emigrojnë. Të dhënat vijnë në formën e një ankete gjithëpërfshirëse në të gjithë Republikën, çka do të thotë se nuk është e fokusuar vetëm te të rinjtë, por te të gjitha grupmoshat, gjë që i jep edhe më shumë peshë shifrës prej 43% të atyre që e mendojnë të largohen nga vendi. Sa i përket pikërisht këtyre të fundit, mes tyre, 35% shprehen se e kanë thjesht si mendim, 6% shprehen se kanë një plan konkret, ndërkohë që 2% shprehen se kanë përfunduar dokumentacionin dhe presin vetëm që të ikin nga vendi. Pra, rreth 8% e shqiptarëve duket se janë gati për t`u larguar. Duhet theksuar se pyetja e drejtuar nuk i referohet dëshirës për të emigruar, por planeve dhe mendimit konkret për t`u larguar nga vendi.
Të dhënat i referohen tremujorit të fundit të vitit të kaluar dhe tregojnë se nuk ka ndryshime në raportin e përgjithshëm mes atyre që e mendojnë dhe atyre që nuk e mendojnë të largohen nga Shqipëria, krahasuar me tremujorin paraardhës. I vetmi ndryshim gjendet vetëm mes atyre që mendojnë të emigrojnë, nga ku në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 35% deklarojnë se vetëm po e mendojnë, nga 36% në periudhën pararendëse, ndërkohë që duket se 1 pikë përqindje ka kaluar te ata që kanë një plan konkret. Pra, në harkun e një tremujori duket se një pjesë e atyre që e kishin thjesht si mendim, kaloi në veprime konkrete për t`u larguar nga vendi.
Të dhëna të tjera nga “Barometri Ekonomik Scan” tregojnë se, 62% e shqiptarëve janë të pakënaqur me nivelin e jetesës, 45% nuk përballojnë dot një dietë të rregullt me mish, 37% kanë problem në pagesën e faturave, 38% nuk përballojnë dot një makinë, 35% nuk mbajnë dot në nivelin e duhur temperaturën e shtëpisë, gati gjysma kanë pasur problem në pagesën e qirasë apo këstit të kredisë (mes atyre që kanë), 67% nuk përballojnë dot pushime vjetore 1 herë në vit, etj.
KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE
Sondazh

Kriza po "frenon" blerjet e mëdha/ Shqiptarët sprapsen nga investimet, por jo për pajisje shtëpiake
Edicioni i katërt i Barometrit Ekonomik Scan, përfshin tregues të ndryshëm, ku mes tyre dhe tregues të cilët lidhen drejtpërdrejtë apo indirekt me konsumin.......

Rritet papunësia në T4 2021/ Ngjitet në 11.4% në fund të vitit të kaluar, pëson rënie niveli i punësimit
Shifrat më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit të......

62% e shqiptarëve, të pakënaqur me jetesën/ Niveli i jetesës, vetëm 4% janë plotësisht të kënaqur
Më shumë se 6 në 10 shqiptarë janë të pakënaqur me nivelin e tyre të jetesës. Kjo e dhënë del në pah nga edicioni i 4-tët i “Barometrit Ekonomik Scan”, i cili......

A e përballojnë dot jetesën familjet shqiptare? 45% nuk përballojnë dot mishin, 38% automjetin, 35% ngrohjen e shtëpisë
Indikatori i kufizimit material, pjesë e “Barometrit Ekonomik Scan” fiksohet pranë 40 pikëve, bazuar në edicionin e 4-tët të këtij barometri. Një nivel pranë......

Rritet paga mesatare në T4 2021/ Shqiptarët u paguan me 4,614 lekë më shumë se një vit më parë dhe me 3,130 më shumë se në T3 2021
Paga mesatare bruto në Shqipëri ka pësuar rritje më 8.4% gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas, tregojnë të dhënat më të fundit të “Institutit të......

Nga e importon naftën Shqipëria? Italia, Arabia Saudite, dhe Rusia, tre vendet me pjesën më të madhe të “tortës”
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importon Shqipëria lëndët djegëse minerale, hidrokarburet. Analiza......

55% e shqiptarëve nuk kursejnë dot/ Barometri Ekonomik Scan: Përkeqësohen edhe pritshmëritë për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e katërt të vitit 2021 fokusohet në një sërë problematikash ku ndër të tjera edhe te......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator bie në 39.5 pikë, falë situatës aktuale
“Scan Media” ka publikuar edicionin e 4-tët të “Barometrit Ekonomik & Indeksit të Besimit Konsumator Scan”, që i referohet tremujorit të fundit të vitit të......