“Lehtësohen” çmimet e prodhimit në Gjermani - Gjithsesi, ritmi mbetet më i ulët se pritshmëritë

Çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën më shumë se sa pritej në janar, megjithëse ritmi i rritjes u lehtësua për të katërtin muaj radhazi, duke sinjalizuar se inflacioni në ekonominë më të madhe të Europës mund të fillojë të bjerë.
Çmimet e prodhimit të produkteve industriale u rritën me 17.8% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raportoi Zyra Federale e Statistikave, krahasuar me pritshmëritë e analistëve për lehtësimin e normës së rritjes në 16.4%.
Krahasuar me dhjetorin 2022, çmimet ranë 1%, që ishte mbi konsensusin për një rënie prej 1.6%. Rënia u shkaktua nga një rënie prej 5% e çmimeve të energjisë elektrike.
Megjithatë, çmimet e energjisë ishin gjithashtu përgjegjëse në masë të madhe për rritjen nga viti në vit, duke u rritur me 32.9% në vit. Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit pa marrë parasysh energjinë u rrit me 10.7% në vit.
Përveç kostove të energjisë, çmimet u rritën ndjeshëm edhe për mallrat e konsumit jo të qëndrueshme, mallrat e ndërmjetme, mallrat e konsumit afatgjatë dhe mallrat kapitale, gjë që tregon se presionet mbi çmimet janë të përhapura.
Moody's pret që lehtësimi i kufizimeve të ofertës, çmimet më të ulëta të energjisë dhe ndikimi i politikës më të shtrënguar monetare të kontribuojnë në një moderim më të gjerë të inflacionit të çmimeve të prodhimit gjatë këtij viti.
Shifrat për muajin janar janë paraprake dhe priten të rishikohen, pasi në ‘to nuk llogariten masat lehtësuese për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset me faturat e gazit dhe energjisë elektrike, të cilat do të paguhen në muajin mars dhe do të mbulojnë në mënyrë retroaktive janarin dhe shkurtin.
Shifrat e rishikuara për çmimet e prodhimit në dy muajt e parë të vitit do të publikohen së bashku me rezultatet paraprake për muajin mars.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kreu i EDF premton kthesë 360 gradë - Kompania energjetike shënoi humbje rekord prej 18 miliardë euro
Kreu i kompanisë EDF, Luc Remont, u zotua se do ta kthejë prodhuesin francez të energjisë në rrugën e duhur, pas humbjes neto rekord prej 17.9 miliardë euro ......

Bizneset, 2.3 miliard euro fitime në 2021-shin - 670 milion më shumë se 5 vite më parë, por pesha e sektorëve nuk ka ndryshuar
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë një panoramë interesante mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat......

Aksidentet rrugore, më shumë në mëngjes e të martën - Pavarësisht uljes së rasteve për janarin, të rinjtë mbeten më të “pakujdesshmit”
Aksidentet në vendin tonë më së shpeshti ndodhin gjatë orareve të paradites sidomos në ditën e martë. Kështu tregojnë shifrat e Institutit të Statistikave për......

“Çmimet e rritura, detyrim për çdo autoshkollë” - Shoqata, Kovaçi: Na janë rritur kostot, i pacaktuar afati se kur shtrenjtimi i patentës hyn në fuqi
Çmimet e rritura për pajisjen me patentë përmes një marrëveshjeje midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, asaj të Tatimeve dhe......

Shkëmbimet tregtare për janar 2023 – Rriten eksportet dhe importet në vend
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Delina Ibrahimaj ka publikuar të dhënat për muajin janar përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Referuar......

IuteCredit: Në rrugën e digjitalizimit të parasë, ATM-të ende mbeten një lehtësi për klientët!
Në epokën kur financat digjitale janë në rritje, dikush mund të pyesë veten për të ardhmen e parave cash dhe rolin e tyre në institucionet financiare. Në një......

Lindjet, prioritet dytësor i të rinjve - Pano: Nuk marrin hapa drejt përgjegjësive, mungojnë edhe politikat mbështetëse të shtetit
Pastori Akil Pano i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se trendi rënës i lindjeve në Shqipëri është më shumë se i trishtë, është një tragjedi. Ai......

Ligj i ri për e-albania, gati portali e-rezidenca (virtuale) për të huajt - E detyrueshme ngritja e sistemeve Backup për sulmet, servera rezervë në vendndodhje të tjera
Legjislacioni për shërbimet elektronike po ndryshon tërësisht, duke nisur nga shtimi i tyre, te mënyra si do të orohen, dhe veçanërisht siguria e tyre. Është......