Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2023, 16:33

“Çmimet e rritura, detyrim për çdo autoshkollë” - Shoqata, Kovaçi: Na janë rritur kostot, i pacaktuar afati se kur shtrenjtimi i patentës hyn në fuqi

Nga SCAN TV
“Çmimet e rritura, detyrim për çdo

Çmimet e rritura për pajisjen me patentë përmes një marrëveshjeje midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, asaj të Tatimeve dhe autoshkollave janë të detyrueshme për t’u aplikuar për çdo autoshkollë që ushtron këtë aktivitet.

Nënkryetari i Shoqtës  Kombëtare të Autoshkollave, Llazar Kovaçi thotë për TV SCAN se rritja e çmimit në 85 000 lekë për patentën e kategorisë B, vjen si pasojë e programit të detyrueshëm për t’u aplikuar, çka rrit kostot për këto subjekte.

Por, sipas Kovaçit rritja e çmimet do të zhdukë korrupsionin që ekziston në seKtor. Ndërkaq, ende nuk është përcaktuar afati se kur do të hyjë në fuqi marrëveshja e nësnhrkuar mes palëve, por sipas Kovaçit synohet aplikimi i saj sa më shpejt.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetet sociale, edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se çmimet e rritura do të rritin cilësin e shërbimit dhe do të liftojnë evazionin fiscal.

Megjithatë, mbetet e paqartë se përse çmimet u fiksuan përmes një marrëveshjeje ku përfshihen edhe 2 institucione shtetërore dhe jo sipas rregullave të ekonomisë së tregut.

Ola Mitre/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat