Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2023, 13:51

Nxënësit, mësim në kushte europiane - Programi “EU4Schools”, 75 milionë euro për rindërtimin e objekteve arsimore!

Nga SCAN TV
Nxënësit, mësim në kushte europiane - Programi

Mijëra nxënës dhe mësues po zhvillojnë procesin mësimor në institucione të sigurta, moderne dhe dinjitoze sikurse bashkëmoshatarët e tyre në vendet e Bashkimit Evropian. 3 vite nga konferenca e donatorëve në Bruksel, për rindërtimin, ku mori jetë dhe programi “EU4Schools” me një vlerë prej 75 milionë Euro i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, kanë përfunduar totalisht 38 objekte arsimore,  ndërsa 14 të tjera janë në proces rindërtimi.  Shkolla “Rilindja” në Shijak, është një prej tyre, e cila është rindërtuar nga e para ofron pamjen e një shkolle të denjë europiane, duke siguruar kushtet maksimale të mësimdhënies për nxënësit e zonës.

Dhe vetë nxënësit, ndjehen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin dhe të inkurajuar për të arritur rezultate maksimale. Në këtë godinë, është integruar edhe kopshti, mjediset e të cilit  i kanë shtyrë prindërit që të rrisin interesin për frekuentim.

Kopshti “Shtojzavallet” po ashtu, në zemër të Shijakut, u shërben me cilësi maksimale 12 mijë banorëve të komunitetit, duke ofruar një realitet tërësisht ndryshe nga më parë. Çerdhja nr.13 në qendër të Durrësit është një tjetër godinë që ka përfituar rikonstruksion total nga programi, duke ofruar standarde bashkëkohore për 160 fëmijë frekuentues.

Programi EU4Schools” është bazuar në dy parime themelore : “Ndërtojmë më mirë”, duke i kushtuar vëmendje strukturave më të forta dhe më rezistente si dhe “Rindërtojmë së bashku” ku janë marrë parasysh kërkesat e komuniteteve. Transparenca dhe llogaridhënia qëndrojnë në zemër të këtij programi, përmes portalit të transparencës eu4schoolsportal.al ku pasqyrohet çdo investim në formën më të detajuar.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat