15-vjetori i pavarësisë, Kosova në vështirësi ekonomike - Vendi, në pritje të uljes së inflacionit dhe zhvillimit ekonomik

Në këtë 15 vjetor pavarësie Kosova mund të mbështetet dhe në parashikimin pozitiv të Bankës Botërore sipas së cilës vendi pritet të shënojë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor, prej 3.1%.
Edhe analistët në vend e mbështesin këtë nivel duke shtuar se këtë vit nuk pritet të kalojë 4 %. Ata theksojnë se inflacioni ndikon shumë në aktivitetin ekonomik, sidomos në një vend si Kosova që nuk ka kapacitete të mëdha prodhuese.
Nga ana tjetër produktet me origjinë nga Serbia vazhdojnë të zënë një hapësirë të madhe në shportën e konsumatorëve në Kosovë, edhe pse kohët të fundit janë bërë më të shpeshta thirrjet për bojkotimin e tyre.
Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian.
Gjatë vitit 2022, Kosova importoi nga Serbia produkte në vlerë prej 371.6 milionë eurosh, ndërsa eksportoi atje gjashtë herë më pak, përkatësisht 60.7 milionë euro produkte.
Për sa i përket rritjes së inflacionit, ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të ulet gjatë vitit 2023, sipas parashikimeve të institucioneve financiare.
Në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës miratoi në muajin shtator një pako në vlerë prej 150 milionë eurosh. Prej saj përfituan një numër qytetarësh, kryesisht familje me asistencë sociale dhe pensionistë. Aktualisht në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80 mijë persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Norvegjia sekuestron 5.8 milionë dollarë kripto të vjedhura nga Koreja e Veriut!
Norvegjia ka sekuestruar kriptomonedha me vlerë rekord prej 5.8 milionë dollarësh që u vodh nga hakerat koreano-veriorë vitin e kaluar, tha policia norvegjeze......

Plani i carit të ri të teknologjisë së Kinës për të kapërcyer sanksionet amerikane!
Mbikëqyrësi i ri i teknologjisë së Kinës ka përshkruar një plan gjithëpërfshirës për të kundërshtuar përshkallëzimin e sanksioneve të SHBA-së dhe shkëputjen e......

SHBA akuzon shefin dështuar të kriptomonedhave prej 40 miliardë dollarësh për mashtrim!
Rregullatorët financiarë të SHBA-së kanë akuzuar shefin e dështuar të kriptomonedhave të Koresë së Jugut, Do Kwon dhe kompaninë e tij Terrraform Labs për......

Pse gjigandi i kriptove Binance transferoi 400 milionë dollarë nga partneri amerikan në firmën e menaxhuar nga CEO Zhao?!
Shkëmbyesi global i kriptomonedhave Binance kishte qasje sekrete në një llogari bankare që i përkiste partnerit të saj të supozuar të pavarur në SHBA dhe......

Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë për të shtatin vit radhazi!
Kina ishte partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2022 për të shtatin vit radhazi, treguan shifrat e publikuara të enjten, ndërsa politikëbërësit......

Puna nga shtëpia “tkurr” ekonominë - New York humbet 12 miliardë dollarë në vit
Më shumë se 12 miliardë dollarë më pak në një vit. Kaq i kushton qytetit të Neë York në termat e fitimeve të munguara. Sipas nëj raporti të publikuar nga......

141 milionë njerëz më shumë në botë, drejt varfërisë - Si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë
Sipas një studimi të fundit rritja e çmimeve të energjisë, shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, mund të shtyjë deri në 141 milionë njerëz të tjerë anembanë......

Japonia dhe Yeni dixhital - Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij
Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar......