Ligj i ri për e-albania, gati portali e-rezidenca (virtuale) për të huajt - E detyrueshme ngritja e sistemeve Backup për sulmet, servera rezervë në vendndodhje të tjera

Legjislacioni për shërbimet elektronike po ndryshon tërësisht, duke nisur nga shtimi i tyre, te mënyra si do të orohen, dhe veçanërisht siguria e tyre. Është depozituar tashmë në Kuvend Projektligji për Qeverisjen Elektronike, i cili ka qëllim përcaktimin e përgjegjësive të shtetit e privatëve sa i përket krijimit e menaxhimit të tyre, por veçanërisht detyrimin e të gjitha palëve për respektimin e standardeve të sigurisë elektronike.
Ndërkohë që një prej risive kryesore do të jetë trajtimi i dokumentit që gjenerohet nga sistemi në përfundim të një procesi aplikimi apo marrjeje shërbimi elektronik, që projektligji e sjell në termin “dokument elektronik administrativ” dhe e përkufizon atë si dokument të gjeneruar nga sistemi elektronik në përfundim të përfitimit të shërbimit elektronik publik, me kërkesë të kërkuesit në portalet qeveritare. Një element tjetër i rëndësishëm lidhur me këtë është “Vlefshmëria ligjore e këtyre dokumenteve”.
Projektligji përcakton se dokumentet elektronike administrative, që përfitohen nga bazat e të dhënave shtetërore kanë të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar. Ligji i ri përcakton gjithashtu qartë detyrimet që ka çdo autoritet publik për të parashikuar dhe realizuar investime për krijimin e sistemit të vazhdueshmërisë së punës (Business Continuity) dhe sistemit të ruajtjes së informacionit (Backup), të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e të dhënave dhe vijimin e aktiviteteve edhe në raste sulmesh të rënda kibernetike.
Një moment tjetër kyç i ligjit të ri janë dhe përcaktimet e sistemit e- rezidenca për shtetasit e huaj, i cili u mundëson shtetasve të huaj të aplikojnë për rezidencë virtuale në Republikën e Shqipërisë, për të përfituar të drejtën e hapjes së një biznesi në Republikën e Shqipërisë, pa qenë nevoja e paraqitjes fizike, si dhe Posta Elektronike Shtetërore (PESH), e cila është mënyra e vetme e komunikimit elektronik zyrtar në marrëdhenien institucion-shtetas-institucion dhe institucionbiznes-institucion.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Nxënësit, mësim në kushte europiane - Programi “EU4Schools”, 75 milionë euro për rindërtimin e objekteve arsimore!
Mijëra nxënës dhe mësues po zhvillojnë procesin mësimor në institucione të sigurta, moderne dhe dinjitoze sikurse bashkëmoshatarët e tyre në vendet e Bashkimit......

Investimet e huaja direkte në “paradoks” me ekonominë - Beqiri: Duhen projekte madhore, bujqësia dhe turizmi, nevojë urgjente për investime
Ndonëse treguesit e fundit kanë rezultuar pozitiv përsa i përket rritjes së investimeve të huaja direkte, por ekspertët theksojnë se ende nuk kanë ndikuar......

Dështimi i gjykatave administrative, dosjet presin prej 7 vitesh - Avokatja Hysi: Më problematike çështjet e pronave, bizneset pa zgjidhje
Në mes të shqetësimeve që ka ngritur reduktimi i apeleve në një të vetëm, Avokatja Vasilika Hysi paralajmëron situatë edhe me të mprehtë në Gjykatat......

Hapen rrugët për fuqizimin e eksporteve bujqësore - Investim në standarde dhe cilësi, rritje e vlerës së produkteve “Made in Albania”
Vendi ynë ka potencial shumë më të lartë për të rritur eksportet e bimëve aromatiko-mjekësore dhe të fruta-perimeve, por duke ndryshuar qasje. Çelësi për këtë......

Rritet tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës - Pritet dyfishimi i saj në 2 vitet e ardhshme
Tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës është rritur me 54% në dy vitet e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ndërkohë që pritet që dy vitet e......

15-vjetori i pavarësisë, Kosova në vështirësi ekonomike - Vendi, në pritje të uljes së inflacionit dhe zhvillimit ekonomik
Në këtë 15 vjetor pavarësie Kosova mund të mbështetet dhe në parashikimin pozitiv të Bankës Botërore sipas së cilës vendi pritet të shënojë rritjen më të madhe......

Norvegjia sekuestron 5.8 milionë dollarë kripto të vjedhura nga Koreja e Veriut!
Norvegjia ka sekuestruar kriptomonedha me vlerë rekord prej 5.8 milionë dollarësh që u vodh nga hakerat koreano-veriorë vitin e kaluar, tha policia norvegjeze......

Plani i carit të ri të teknologjisë së Kinës për të kapërcyer sanksionet amerikane!
Mbikëqyrësi i ri i teknologjisë së Kinës ka përshkruar një plan gjithëpërfshirës për të kundërshtuar përshkallëzimin e sanksioneve të SHBA-së dhe shkëputjen e......