Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2023, 13:55

IuteCredit: Në rrugën e digjitalizimit të parasë, ATM-të ende mbeten një lehtësi për klientët!

Nga SCAN TV
IuteCredit: Në rrugën e digjitalizimit të parasë,

Në epokën kur financat digjitale janë në rritje, dikush mund të pyesë veten për të ardhmen e parave cash dhe rolin e tyre në institucionet financiare. Në një intervistë të fundit për Scan TV, Z. Ilir Kolli, Senior Specialist i Operacioneve në IuteCredit Albania, diskutoi mbi përdorimin e ATM-ve nga kompania dhe aplikacionit Myiute, në lehtësimin e shërbimeve të saj për klientët.

Pavarësisht prirjes drejt zgjidhjeve digjitale, IuteCredit njeh rëndësinë e parave në cash dhe lehtësimin e aksesit në to për klientët. Kompania aktualisht ka njëzet e dy ATM të instaluara pranë zyrave të saj, me plane për të rritur numrin në 34 deri në fund të vitit.

IuteCredit është e vetmja kompani në tregun e mikrofinancës që i ofron klientit të saj të marrë një kredi konsumatore për shumë pak minuta nëpërmjet aplikacionit të saj Myiute dhe të tërheq lekët e marra hua në ATM, 24/7.

I pyetur për të ardhmen e ATM-ve, z. Kolli u shpreh se për sa kohë paraja fizike mbetet në qarkullim, aparaturat ATM do të mbeten një komponent i domosdoshëm. Ai theksoi se IuteCredit së fundmi do të vijë me një tjetër zgjidhje, ATM cash in që ofrojnë një mundësi 24/7 për klientët për të shlyer detyrimet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat